Këngëtari kosovar Getoar Selimi, ka njoftuar se po i rikthehet skenës muzikore me albumin e ri “5 Kurora”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Selimi përmes një postimi në rrjete sociale.
“05.05.2025 del albumi jem i ri, ‘5 Kurora’!”, ka shkruar reperi.

Ai ka shtuar gjithashtu se albumi do të përmbajë 15 këngë.
“Këngë që nuk janë veç muzikë, po histori, vibe dhe energji që ka me i dridh themelet e skenës”, ka shkruar tutje këngëtari.
Ylli i muzikës shqiptare është shprehur i bindur se publiku nuk do të zhgënjehet.
“Ky nuk është thjeshtë një album me hite, është moment kur industria ndryshon përgjithmonë!”, ka shkruar ndër të tjera krijuesi i grupit Tingulli 3nt.
Ghetto Geasy në fund i ka porositur adhuruesit e muzikës së tij që të rrinë gati, për albumin e ri.
Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e grupit “Baba Stars” në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se duke filluar nga data 5 prill deri më datën 5 maj, çdo datë që ka numrin “5” do të dalin videoklipet e këngëve të albumit të ri.
VIDEO: