Showbiz

Gerard Depardieu në paraburgim për shkak të pretendimeve për ngacmim seksual

Gerard Depardieu

Gerard Depardieu

Aktori i mirënjohur francez, Gerard Depardieu, ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Paris, pas pretendimeve për ngacmim seksual e dhunim të aktores Charlotte Arnould në vitin 2018, shkruan mediumi britanik, "Metro".

Në vitin 2022 mediat franceze patën raportuar se aktori është akuzuar për ngacmim seksual të 13 grave.

Në dhjetor, në dokumentarin hulumtues të televizionit “France 2” është thënë se numri i viktimave të tij ka shkuar në 16.

Një burim nga hetuesia i ka thënë "Daily Mailit" të hënën, se “z.Depardieu është urdhëruar të paraqitet në një stacion policor në Paris dhe aktualisht ndodhet në paraburgim”.

“Ai po merret në pyetje për dy pretendime për sulm seksual të cilat pretendohet se ndodhën në vitet 2014 dhe 2021”, ka thënë burimi.

Sipas shtypit francez, sulmet e pretenduara seksuale ndodhën përgjatë xhirimeve të filmave “Les Volets Verts” dhe “Le Magician at les Siamois”.

Depardieu i cili luajti në filma si “Green Card” dhe “The Last Metro”, kategorikisht i mohoi të gjitha akuzat kundër tij.

Gruaja e parë që doli me akuza, një 53 vjeçe e emëruar vetëm si Amelia, pretendon se Depardieu e sulmoi në vitin 2021, duke e prekur në mënyrë intime dhe duke përdorur gjuhë të pa takt kundër saj.

Pretendohet se një dëshmitar i doli në ndihmë gruas.

Depardieou i pati kërkuar falje shtypit francez duke thënë se “po kërkoj falje sepse duhet...”

Aktori në një letër të cilën e publikoi në gazetën “Le Figaro”, ka thënë se “asnjëherë nuk kam abuzuar me asnjë grua”.

Ai ka thënë se ka vetëm fjalën e tij për tu mbrojtur kundër gjyqit medial e linçimeve që i janë bërë nga ta.

Para se të shfaqej dokumentari i televizionit “France 2”, doli lajmi se aktorja franceze, Helene Darras, e ka akuzuar Depardieun për sulm seksual, për të cilin pretendoi të ketë ndodhur kur ata po punonin bashkë në xhirimet e filmit “Disco” në vitin 2007, duke thënë se aktori po e shikonte atë “sikur të ishte një copë mishi”.