Showbiz

George Clooney bënte shaka me shumë të famshëm duke u shtirë si Brad Pitti

George Clooney dhe Jimmy Kimmel

George Clooney dhe Jimmy Kimmel

Aktori i mirënjohur, George Clooney, në emisionin e komedianit Jimmy Kimmel, ka treguar se bëhej kinse ishte kolegu i tij, aktori, Brad Pitt dhe në emër të tij u dërgonte dhurata shumë personave të famshëm.

Ai ka pranuar se kur bëhej sikur të ishte, Pitt, ishtë më brutal në shakatë që bënte, duke thënë se njëherë i ka dërguar aktorit Tom Cruise një letër në emër të Pittit duke i thënë se dëshiron të ndërrojë rolin për filmin “Interview With the Vampire” të vitit 1994.

“I kam dërguar letër Tom Cruisit duke i thënë se duan të bëjnë filmin 'Interview With The Vampire 2', por këtë herë duan që Brad të luaj rolin e Lastatit”.

“Brad më ka thënë se Tomi e ka telefonuar dhe i ka thënë 'Po s’ka problem, mund ta luash Lestatin, jam në rregull me këtë’, ndërkohë që Brad iu përgjigj duke i thënë: ‘për cka e ke fjalën’”, ka thënë Jimmy duke qeshur.

Aktori ka treguar se një shaka të ngjashme e ka bërë edhe me aktoren e famshme Meryl Streep, të cilës në emër të Pittit i ka dërguar disa CD për përmirësim të theksit, dukë i thënë se “i kam përdorur kur kam luajtur në filmin ‘Troy’ dhe mendoj se do të të hyjnë në punë edhe ty”.

Ylli ka thënë se i pëlqen shumë të bëjë shaka të tilla, ndërkohë që ka treguar se kolegët e tij frikësoheshin të ia bënin të njëjtën gjë.

Clooney ka treguar tutje se është bërë sikur ishte ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara.

“Çdo aktori i kam dërguar letër duke u bërë kinse jam Bill Clinton. Mundohem të gjej filmin më të keq që kanë luajtur dhe ju shkruaj: ‘isha në aeroplan dhe kam shikuar filmin tënd...’”, ka treguar 63 vjeçi.