Showbiz

Fshirja e këngës nga YouTube, përplas Taynan me ish-menaxherin

Tayna rinor hykolli

Kënga më e re e rep-artistes Tayna ka nxitur përplasje mes saj dhe ish-menaxherit Rinor Hykolli. “Si ai” u publikua të hënën në mbrëmje, e u fshi qysh të martën nga kanali në YouTube.

“Si ai” nis me një dedikim poetik, përmes së cilit Tayna thotë se po e “rikthen pushtetin” që kishte. 

Pas fshirjes së këngës, ka reaguar mëngjesin e së martës Tayna. Ajo ka kërkuar falje për videon e fshirë, ndërsa ka kërkuar durim “para mjeranëve, të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë”.
Tayna ka shkruar në Instagram se rastin ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim te mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorëzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre ‘shpi’. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi për ta. Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu… Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!” ka shkruar ajo në Instagram.

E pas saj, ka reaguar Hykolli. Në kundërpërgjigje, ai është lavdëruar për vizionin që ka pasur për Taynan dhe “shndërrimin e saj në Divën dhe sensacionin e radhës në një industri ku s’hapet asnjë derë, asnjë telefon dhe asgjë pa para”.

Ai ka thënë se ka sakrifikuar që Tayna “të mos zvarritej si një kërmill”. 

Hykolli ka thënë se nuk është ai që ia ka bllokuar këngën Taynas “por e kanë bllokuar firmat dhe kontratat që ti ke bërë për të mbërritur këtu ku je sot, aq lartë dhe aq e fortë sa mundesh të hedhësh baltë mbi punën që kam bërë, duke lënë pas dore veten e familjen time”.

Ai ka thënë se tash mes tij dhe Taynas është çështje letrash. Ndërsa në një postim të ri, Hykolli ka thënë se këngën do ta rilëshojë.