Fondacioni bamirës i dukës dhe dukeshës së Sussexit, princi Herryt dhe gruas së tij, Meghan Markle, i ka rregulluar problemet me regjistrimin, thonë autoritetet amerikane, pas një njoftimi të mëhershëm paralajmërues lidhur me regjistrimin, shkruan BBC.
Një zëdhënës i çiftit ka thënë fondacioni “Archwell” ka vepruar plotësisht në përputhje me rregullat në fuqi dhe se pagesat ishin realizuar në kohë.
Kjo vjen pasi çifti kishte marrë një letër paralajmëruese nga Departamenti i drejtësisë në shtetin e Kalifornisë, për procesin e regjistrimit.
Por tani gjithçka është zgjidhur.
“Të gjitha dokumentet e nevojshme ishin dorëzuar nga fondacioni dhe janë pa gabime apo shkelje”, thuhet në deklaratën e Archwell.
Më parë gjatë kësaj jave, një zëdhënës i princit dhe Meghanit ka thënë se të gjitha procedurat janë kryer sipas rregullave dhe në kohë, por një pagesë që u dërgua nuk ishte pranuar.
Pasi “Archwell” ishte njoftuar për problemin, një "çek i ri është dërguar me postë", kishte thënë zëdhënësi i tyre.
Një dokument që u lëshua më datën 3 maj, nga prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, i dorëzuar ne emër të Regjistrit të Organizatave të Bamirësisë, e listoi fondacionin “Archwell” si “delikuent”, pasi thuhet se dështoi së dorëzuari raportet që kërkohen çdo vit.
Autoritet shtetërore amerikane kanë deklaruar se organizata aktualisht është një gjendje të mirë me regjistrimin e bamirësve dhe mbledhjen e fondeve.
Lexo edhe: