Showbiz

FKA Twigs kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shia LaBeouf

FKA Twigs dhe Shea LaBeouf

FKA Twigs dhe Shea LaBeouf

Ylli i njohur, FKA Twigs, ka kërkuar 10 milionë dollarë dëmshpërblim nga ish-partneri i saj, aktori, Shea Labeouf.

36 vjeçja, e cila filloi lidhjen me aktorin në vitin 2019 gjatë xhirimeve të filmit “Honey Boy”, ngriti padi kundër tij në dhjetor të vitit 2020, me pretendimet për abuzime seksuale e fizike, duke përfshirë pretendimin se ai e ka ekspozuar edhe ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shkruan FemaleFirst.

Shea Labeouf dhe FKA Twigs

Shia, i cili ka mohuar akuzat, në një dokument që ia dorëzoi gjykatës, ka shkruar se ka kërkuar një sërë dokumentesh nga ish-partnerja e tij pasi ajo ka pretenduar së pësoi 10 milionë dollarë dëme, duke përfshirë oferta të humbura të punës si dhe shkatërrim emocional.

“Në veçanti, FKA pretendon se lansimi i albumit të saj ishte shtyrë për shkak të ankthit që kishte dhe si rezultat ajo humbi 1 milion dollar duke mos e përfunduar albumin para se të shkonte në turne. Ajo nuk i ka sjellë dokumentet për këtë vonesë të pretenduar, arsyet prapa kësaj vonese, apo faktin se do të fitonte një shumë prej 1 milion dollarësh ekstra nga lansimi më i hershëm i albumit”, ka thënë avokati i Shias.

Shea Labeouf dhe FKA Twigs

Avokati gjithashtu ka thënë se karriera e FKA-së ka rënë që nga ndarja nga Shia, ani pse ajo ka publikuar këngë e ka lansuar album, i cili sipas tij, është kritikiuar.

“Ajo ka vazhduar të jetë profesionalisht aktive, duke lansuar rregullisht videoklipe dhe këngë të reja në vitet 2020 e 2021, përfshirë një këngë me artistin Weeknd, një ndër artistët më të mëdhenj botëror”, ka thënë avokati.

Ai gjithashtu ka shtuar se në muajin janar të vitit 2022, FKA lansoi 17 këngë. 

"Përveç muzikës, ajo është e angazhuar me rol në filmin ”The Crow”, si dhe është e përfshirë në fushata marketingu të brendit 'Calvin Klein' dhe ka dalë në ballina të shumë reviztave përfshirë 'Elle' dhe 'British Vogue'”, ka theksuar ai.