Komentet e aktores së famshme, Sharon Stone, në lidhje me politikën dhe shoqërinë amerikane kanë shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht nga qarqet konservatore.
Gjatë një shfaqjeje në Festivalin e Filmit në Torino, ku ajo mori çmimin “Stella della Mole” për arritje jetësore, Stone kritikoi një pjesë të madhe të popullsisë amerikane, duke i quajtur “të paarsimuar” dhe “pa njohuri për botën”, ka shkruar “The Daily Beast”.
Ajo këto komente i ka lidhur me zgjedhjen e Donald Trumpit si president i SHBA-së e ka folur edhe për fashizmin.
Stone ka thënë se “Italia e ka parë fashizmin”.
“Ky vend, për shkak të historisë së tij, është më i ndërgjegjshëm për rreziqet që mund të sjellë një lëvizje e tillë politike”, ka thënë Stone.
Sharon Stone says Trump won because Americans ‘don’t travel & are uneducated.’
— AlexandruC4 (@AlexandruC4) November 26, 2024
“Keep them away from your daughters, your wives, & your girlfriends.” pic.twitter.com/GyTvoiisi8
Disa influencues të krahut të djathtë, si Riley Gaines, e kanë akuzuar Stonen për hipokrizi, duke thënë se ajo është një “elitare e shkëputur nga realiteti i zakonshëm amerikan”, që nuk kupton realitetin e përditshëm të amerikanëve.
Aktorja Stone ka qenë gjithmonë kritike ndaj Trumpit dhe gjatë verës së këtij viti Deadline ka raportuar se ajo ka thënë se po e shqyrtonte mundësinë për t’u shpërngulur në Evropë për shkak të rritjes së popullaritetit të tij dhe platformës së tij të “urrejtjes”.
“Kam qenë gjithmonë një amerikane shumë krenare dhe e dua vendin tim shumë. Por, tani jam shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në vendin tim. Kjo është një nga herët e para që shoh dikë që kandidohet për president me një platformë urrejtjeje dhe shtypjeje”, pati thënë ylli.
Stone po ashtu ka diskutuar për dhunën me bazë gjinore.
“Ne nuk mund të themi vetëm që gratë duhet të ndihmojnë gratë, sepse kjo është mënyra e vetme që kemi mbijetuar deri tani. Duhet të themi se burrat e mirë duhet të ndihmojnë burrat e mirë dhe ata burra të mirë duhet të jenë shumë të vetëdijshëm që shumë nga miqtë e tyre nuk janë burra të mirë”, ka thënë ajo.
Aktorja theksoi se është koha që të “mos mbyllim sytë përballë burrave të dhunshëm”.
“Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur miqtë tuaj janë burra të mirë, kur ata nuk janë burra të mirë. Duhet të jeni shumë të qartë dhe të kuptoni që miqtë tuaj, që nuk janë burra të mirë, janë burra të dhunshëm dhe të rrezikshëm”, ka shtuar Stone.
Sharon Stone on the current US elections: “Of course I am deeply concerned with what’s happening in my country. This is one of the first times in my life that I’ve actually seen anyone running for an office on a platform of hate and oppression” #TaorminaFilmFestival pic.twitter.com/D8BVufiNV9
— Deadline (@DEADLINE) July 19, 2024