Showbiz

Filmat më të këqij të vitit 2024, sipas kritikëve Owen Gleiberman e Peter Debruge

Filmat me te këqij të vitit

Filmat me te këqij të vitit

Viti 2024 ka sjellë një sërë filmash dhe disa prej tyre nuk kanë arritur të plotësojnë pritshmërinë e shikuesve.

Variety ka bërë një përmbledhje të filmave që kritikët i kanë vlerësuar si më të këqijtë, filma këta që kanë dështuar në disa nivele, qoftë për shkak të cilësisë, krijimtarisë ose edhe thjesht për shkak të mungesës së argëtimit.

Pesë filmat më të këqij sipas kritikut amerikan të filmit, Owen Gleiberman:

Filmi “Poolman”

Debutimi si regjisor i aktorit, Chris Pine, me këtë personazh të çuditshëm nga Los Anxhelos është një dështim total. Ani se Pine e ka shkruar, udhëhequr dhe luan në këtë film, sipas kritikut, ai është kaos i pakuptimtë, plot me shaka të ngadalta. Të gjitha këto, Gleiberman i quan “komente pa sens”. 

“Pine nuk ka ide për si të drejtojë skenat... është një komplot konspirativ që nuk ka asnjë lidhje me ‘Chinatown’”, ka thënë Gleiberman.

Filmi “Rumours”

Guy Maddin, regjisor i njohur për filmat e tij eksperimentalë, dështon sërish me këtë satirë politike, ku një grup liderësh botërorë humbasin në pyll dhe flasin pafundësisht për çështje që nuk kanë asnjë kuptim. Aktorja Cate Blanchett, luan një version të politikanes Angela Merkel dhe, siç thotë Gleiberman, filmi “kthehet në një torturë satirike të rëndë që nuk ka fund”.

Filmi “Reagan”

Ky film biografik për Ronald Reagan, sipas kritikut, është version i thjeshtuar dhe naiv i historisë. Aktori Dennis Quaid e luan rolin e Reaganit si një hero të përrallës që lufton vetëm kundër komunizmit. Filmi e paraqet atë si superhero që ka mundur çdo problem, përfshirë skandalin “Iran-Contra”. Sipas kritikëve, është si një reklamë “infomerciale (një reklame e gjatë televizive që përmban shumë informacion) për një lider kulti”.

Filmi “The End”

Drama post-apokaliptike që zhvillohet plotësisht në një bunker është dështim i madh. Ky film me aktorët, Michael Shannon dhe Tilda Swinton është mundim i gjatë dhe i mërzitshëm, ku çdo këngë ngjan si një përpjekje e dështuar për të ngacmuar emocionet. Gleiberman e përshkruan si film që “ka shumë për të thënë, por nuk arrin të thotë asgjë”.

Filmi “Lisa Frankenstein”

Film i zhanrit komedi/ horror, është cilësuar “i cekët”. Ky film, i shkruar nga Diablo Cody, tregon historinë e një vajze adoleshente që ringjall të dashurin e saj, por ai është i mbushur me klishe të tepërta dhe një mesazh përpara kohe për jetën në periferi. Sipas kritikëve, është “shaka e panevojshme dhe tepër e komplikuar, që duket si skenar i zgjatur i ‘SNL’”.

Pesë filmat më të këqij sipas kritikut amerikan, Peter Debruge:

Filmi “Dogman”

Luc Besson dështon rëndë me këtë film që ka të bëjë me një antiheroizëm që përdor qen për të realizuar krime. Caleb Landry Jones, një aktor shumë i talentuar, luan një personazh të çuditshëm, por filmi është plot me ndjenja të humbura dhe nuk arrin të lidhë emocione. “Ky është një akt i keq i empatisë së humbur”, ka thënë Debruge.

Filmi “The Mouse Trap”

Një film horror që përdor ikonën e “Mickey Mouset” për të krijuar një histori të pabesueshme dhe të padobishme. Sipas Debruget, ky film “nuk ofron aspak frikë, përkundrazi, ngre pyetje si e pse ky person mund të teleportohet dhe pse dikush do të bërtiste duke parë një maskë Mickey?”.

Filmi “Not Another Church Movie”

Ky film satirik për industrinë e filmave fetarë është i mbushur me humor të ashpër dhe stereotipe të tepërta. Sipas Debruget, ky film është “komedi e dobët dhe e pakalueshme që humb mundësinë për të ofruar ndonjë kritikë të vërtetë për Hollywoodin”.

Filmi “Harold and the Purple Crayon”

Një përshtatje filmike e një libri të dashur fëmijësh, por që dështon të ofrojë kreativitet. Filmi përdor një ide të vjetër të sjelljes së personazheve të vizatuar në botën e vërtetë.

“Përpjekjet për të treguar imagjinatën nuk rezultojnë me asgjë më shumë se një dështim”, ka thënë Dubruge.

Filmi “Rebel Moon: Director’s Cut”

Ky film i Zack Snyderit është dështim në shumë nivele. Versioni i drejtuar për publikun e gjerë, i zgjeruar me gjashtë orë, është mashtrim që përdor shumë dhunë dhe pamje që nuk ofrojnë asgjë të re për fansat e fantashkencës. Debruge e ka përshkruar si “përpjekje e një fëmije për të krijuar një univers nga lodrat ‘Lego’ që i ka huazuar nga dikush”.