Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, së bashku me të dashurin e saj regjisor, Taika Waititi, ishin të ftuar në një ndër edicionet e para të emisionit me lojëra “That’s My Jam” i prezantuar nga ylli televiziv Jimmy Fallon.
Në klipin e fundit të postuar në emisionin “The Tonight Shoë Starring Jimmy Falon”, Ora dhe Waititi garojnë kundër dyshes, Normani dhe Taraji P. Henson. Ata duhet t’i këndojnë disa këngë në versionin karaoke por në një moment muzika dhe teksti i këngëve ndalet dhe garuesit duhet ta vazhdojnë interpretimin e tyre me përpikëri.
Duke qenë se Rita ka një njohuri të përgjithshme të muzikës, ajo arriti ta plotësojë tekstin e te dyja këngëve e sukses, dhe kështu shpëtoi të mos i vuaj pasojat qesharake që vijnë për humbësit e lojës.
“That’s My Jam” përbëhet nga disa lojëra argëtuese të cilat sjellin shumë të qeshura në publik, sidomos për faktin se ato luhen nga personalitete të famshme nga bota e filmit, muzikës dhe modës. Çdo episod i përfshinë dy ekipe të përbëra nga persona të famshëm të cilët garojnë me qëllim të grumbullimit të sa më shumë fondeve për organizatat bamirëse të përzgjedhura nga ata. Disa prej lojërave të famshme që luhen në këtë shou janë: “Launch the Mic”, “Air Guitar”, “Don’t Drop the Beat”, “Perfect Mash-Up”, “Wheel of Impossible Karaoke”, “Slay It, Don’t Spray It” dhe të tjerë.
Video të shkëputura nga shou më pas postohen online në faqen zyrtare të emisionit “The Tonight Show Starrin Jimmy Fallon” në YouTube.