Reperja e njohur, Eve, të martën ka lansuar librin “Who’s That Girl”, ku ka treguar për fillimin e karrierës së saj.
Ajo në libër ka kujtuar një telefonatë që pati me reperin e njohur, Jay-Z, i cili sipas saj, i kishte thënë se reperet nuk mund të korrin edhe aq sukses.
Eve pretendon se Jay i ka thënë kështu në ditën kur u lansua projekti i saj muzikor në vitin 1999. Sidoqoftë, projekti muzikor “Let There Be Eve... Ruff Ryders’ First Lady” u rangua mjaft lartë në top listën Billboard, dhe u shit në 200 mijë njësi në javën e parë pas publikimit.
Me ndihmën nga yjet si Swizz Beats, DMX, Missy Elliot, The Lox, Faith Evants, Beanie Sigel e shumë të tjerë, “Let There Be Eve”, u shit në më shumë se dy milionë kopje.
Për të promovuar librin, Eve, të martën, u shfaq në emisionin “The Breakfast Club” ku foli rreth bisedës telefonike që pati me reperin Jay-Z, për të cilën ka thënë se “nuk pati asnjë qëllim të keq” por vetëm i ka dhënë shpresë.
“Ishte një bisede ku flisnin se çfarë të vendosnim brenda albumit, sepse e dinim se si ishin njerëzit. Nuk kishte asgjë të keqe, ishte një nga ato telefonatat e mrekullueshme që më duhej. Nuk e tha se ma donte të keqen, ishin thjesht fakte, realitet. Por unë thash se është në rregull, do të ju tregoj te gjithëve se do të bëj punën shumë mirë dhe me të vërtetë kështu doli”, ka thënë Eve.
Në libër, Eve, ka treguar se i është dashur të përballet me shumë burra që nuk e respektonin.
“Burrat kishin shumë guxim. Tani nuk e lejoj askënd të më afrohet në mënyrë të keqe”, shkruan reperja.