Showbiz

Eva Mendes tregon se vajzave të saj nuk u intereson për filmat ku ajo luan

Eva Mendes dhe Jimmy Fallon

Eva Mendes dhe Jimmy Fallon

Aktorja, Eva Mendes, ka treguar se vajzave saj, të cilat i ka me bashkëshortin, aktorin, Ryan Gosling, nuk u intereson për filmat ku luan ajo.

Kur komediani Jimy Fallon, në emisionin e tij, e pyeti aktoren se a i shohin vajzat filmat e saj, ajo ka thënë “nuk i kanë parë dhe nuk u intereson”.

“Jam munduar të u tregoj një skenë nga filmi ‘Hitch’ për të cilën jam në të vërtetë krenare, sepse kam frikë nga ujërat e errët e të thella, e më është dashur të bëj një truk ndërsa e kam xhiruar”, ka thënë ajo.

Tutje, ylli ka shpjeguar se njëra nga vajzat ishte frikësuar dhe dëshironte t'i tregonte se sa e guximshme ishte nëna e saj gjatë xhirimit të asaj skene.

“Sidoqoftë, nuk u bëri fare përshtypje”, ka treguar aktorja.

Vajzat  shfaqën interesim për disa skena të babait të tyre në filmin e shumërfoluar “Barbie” vitin e kaluar, gjë që Eva e përshkroi si diçka të bukur.

“Ajo ishte e bukur sepse vajzat ishin pjesë e madhe e atij filmi, sepse ato ishin aryesja që Ryan i tha ‘po’ atij roli, sepse kemi 30 kukulla Barbie në shtëpi ndërkohë që është vetëm një Ken. Prandaj ai e pa si të arsyeshëm rolin”, ka thënë Eva.

Eva nuk ka luajtur nëpër filma që kur pati një rol në filmin e drejtuar nga Ryan, “Lost River” një dekadë më parë dhe pati thënë për “Good Morning Amerika” se nuk është e sigurt nëse do t'i rikthehet aktrimit ndonjëherë.

Ndër të tjera, Eva pati thënë se nuk i bie pishman që ka lënë anash aktrimin në mënyrë që të përkushtohet për vajzat.

“Aktrimi të bën të udhëtosh shumë të ndërrosh lokacione dhe nuk doja ta bëja këtë dhe thash, në rregull, Ryan do të shkojë në punë edhe unë do të punoj, por do të punojë prej këtu”, pati thënë 50 vjeçja.