Shtëpia e aktores së njohur Nicole Kidman dhe yllit të muzikës country Keith Urban, të cilën e kanë në Los Angeles, është raportuar se ka qenë cak i hajnave.
Sipas NBC News, një burim nga forcat e rendit ka konfirmuar se ndërhyrja ndodhi në Ditën e Shën Valentinit (14 shkurt 2025) dhe përfshinte “shkatërrim dhe thyerje xhamash”.
Çifti ende nuk ka komentuar incidentin dhe nuk dihet nëse janë vjedhur sendet e tyre personale.
Së fundmi, Kidman ka treguar se kishte blerë tekstet origjinale të shkruara me dorë të këngës ikonike “Your Song” nga këngëtari Elton John, e cila është pjesë e filmit të saj të vitit 2001, “Moulin Rouge”.
Ajo e bleu këtë kujtim të rrallë nga bashkëpunëtori i gjatë i Johnit, Bernie Taupin.
“Kam kërkuar autografe nga disa persona të famshëm. Një prej tyre është Philip Roth, tjetri është Elton John”, ka thënë ajo në The Late Show me Stephen Colber.
Kur moderatori e pyeti ku i ruan tekstet e këngës, ajo vendosi gishtin në buzë dhe tha me humor: “Shh”.
Kidman dhe Urban janë të martuar që nga viti 2006 dhe kanë dy vajza së bashku: Sunday, 16-vjeçare dhe Faith, 13-vjeçare. Ajo gjithashtu ka dy fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin e njohur Tom Cruise: Isabella, 31-vjeçare dhe Connor, 29 vjeç.
“Më pëlqen të më ftojë në takime, dhe ai ende e bën këtë. Shtatë net më parë shkuam për darkë në New York. Na pëlqen shumë ushqimi japonez, por jam gjithmonë e hapur për surpriza. Më surprizo, zemër!”, pati thënë aktorja për revistën People.
Kidman gjithashtu pati treguar se kënga e saj e preferuar është “Once in a Lifetime”, të cilën Urban e ka publikuar pesë muaj pas martesës së tyre.
“Keith e shkroi këtë këngë për mua kur u martuam”, ka thënë ajo.