Showbiz

Emma Stone dëshiron të njihet me emrin e vërtetë

Emma Stone

Emma Stone

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Emma Stone, ka bërë të ditur se dëshiron që njerëzit ta njohin me emrin e saj të vërtetë, Emily.

“Do të ishte shumë mirë. Do të doja të jem Emily”, ka thënë 35 vjeçja për The Hollywood Reporter.
Emma e adoptoi emrin e saj të showbizit kur u regjistrua si aktore në fillim të karrierës së saj, por preferon që kolegët ta thërrasin në emrin e vërtetë.

Ajo më parë pati treguar se për emrin e showbizit ishte inspiruar nga këngëtarja e grupit të mirënjohur të muzikës, “Spice Girls”, Emma Bunton.

“Ndërsa rritesha isha shumë bionde dhe emri im i vërtetë është Emily, por doja të më thërrisnin Emma, ndërsa tani jam me të vërtetë Emma. Kur isha në klasë të dytë i pata thënë mësueses të më thërriste Emma, për shkak të Emma Lee Buntonit të grupit Spice Girls”, pati thënë aktorja në emisionin e komedianit të mirënjohur Jimmy Fallon.

@fallontonight

EmmaStone’s name was inspired by @Emma Bunton of @Spice Girls. #FallonFlashback #SpiceGirls

♬ original sound - FallonTonight

Më pas ajo tregoi se ishte adhuruese e grupit dhe shkoi në koncert të tyre gjatë viteve '90 dhe pastaj në një tjetër në vitin 2008.