Eminemi ka ndarë udhëzime se si të dëgjohet albumi i tij i ri “The Death Of Slim Shady”.
Reperi i është drejtuar rrjeteve sociale për të udhëzuar fansat.
Në postimin e tij ai ka thënë se albumi është konceptual e si i tillë këngët duhet të dëgjohen sipas radhës së përcaktuar.
“Nëse i dëgjoni këngët jo sipas radhitjes, mund të mos kenë kuptim”, ka shkruar ai.