Showbiz

Eminem paralajmëron këngën “Houdini”

Eminem

Eminem

Foto: Associated Press

Reperi me famë botërore, Eminem, ka paralajmëruar se këtë të premte do ta publikojë këngën “Houdini”, e cila është kënga e parë të albumit të tij të ri “The Death of Slim Shady”.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi shihet duke komunikuar përmes aplikacionit “FaceTime” me magjistarin David Blaine, të cilit i kërkon ndihmë rreth diçkaje, raporton Variety.

“Pyes veten se deri ku mund të shkojmë me këtë magji. A mund ta bëjmë ndonjë numër apo diçka të tillë”, e pyet Eminemi Blainen, i cili e pyet atë se “a është duke menduar diçka të tillë?”, ndërkohë që shihet duke pirë një gotë verë dhe duke e ngrënë gotën në fund.

“Sa i përket trikut tim të fundit do ta bëj karrierën time të zhduket”, thotë Eminem dhe e mbyll bisedën.

Ai i ka lutur adhuruesit të mos provojnë truqe të tilla në shtëpi.

“Ju lutem mos e provoni këtë në shtëpi”, ka shkruar në postim reperi.

Pak dihet për albumin e 12-të të reperit, për të cilin ai pati thënë se do të publikohet këtë verë.

“Houdini” do të jetë kënga e parë që ylli do t’ia ofrojë publikut, instrumentali i së cilës dëgjohet në postimin e tij në Instagram.

Ndërkohë që Eminem i ka mbajtur sekret detajet rreth albumit, bashkëpunëtori i tij i kamotshëm, producenti e muzikanti, Dr.Dre pati bërë të ditur se reperi po përgatit albumin, në emisionin “Jimmy Kimmel Live”. Dre gjithashtu pati bërë të ditur se ai i ka punuar disa nga këngët e këtij projekti dhe po planifikonte ta dëgjonte albumin për herë të parë, pas paraqitjes në këtë emision.

Gjatë muajit prill, Eminem, pati paralajmëruar albumin përmes një postimi në Instagram, ndërkohë që ende nuk e ka bërë të ditur datën e publikimit.