Reperi i mirënjohur i Hollywoodit, Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers ka treguar se ka 16 vjet që nuk ka konsumuar lëndë narkotike dhe alkool. Këtë e ka dëshmuar duke postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të dorës së tij duke mbajtur një monedhë mbi të cilën shkruhet numri 16.
Në këtë postim ai nuk ka shkruar asgjë, por mori komente të shumta nga shokët e të afërmit, përfshirë edhe vëllai i tij, Nathan ‘Nate’ Mathers, i cili e quajti “njeri me ndikim dhe mentor i mirë”.

Ylli ka kaluar shumë kohë duke vuajtur nga varësia e lëndëve narkotike deri sa pësoi një goditje gati fatale në vitin 2007 nga mbidoza, gjë që e shtyu të shkonte në rahbilitim.
Ai ka treguar se kur ishte në rehabilitim e ka ndërruar abuzimin me lëndë narkotike me zakone të të ushqyerit shëndetshëm, ushtrime e ecje.
“Kur dola nga rehabilitimi, kisha nevojë të humbja peshë dhe gjithashtu duhet të gjeja një mënyrë se si të funksionojë duke qenë esëll”, ka pas thënë Eminem për Men’s Journal, në vitin 2015.
Ai tutje ka shpjeguar se gjumi i rregullt e vrapimi e kanë ndihmuar.