Elton John ka thënë se nuk ka mundur të shohë me syrin e djathtë prej katër muajsh dhe se as syri i tij i majtë nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, pas një infeksioni të rëndë.
Këngëtari 77-vjeçar ka thënë se nuk ka mundur ta përfundojë albumin e ri për shkak të shikimit të dobësuar, shkroi “SkyNews”.
“Fatkeqësisht humba shikimin në syrin e djathtë në korrik për shkak të një infeksioni dhe janë bërë katër muaj tani që nuk mund të shoh, ndërsa syri im i majtë nuk është shumë mirë”, ka thënë ai.
Ylli i muzikës ka shpjeguar tutje se e ka të lehtë të marrë pjesë në intervista, por se të shkojë në studio për të incizuar e ka të vështirë “sepse fillimisht nuk mund ta shoh tekstin”.
John ka thënë se po kryen trajtime për sytë dhe se tani për tani po i kushtohet shëndetit të tij.