Showbiz

Elton John shpreson të jetojë edhe 20 vjet të tjera

Elton John

Elton John

Foto: Associated Press

Sir Elton John, ka deklaruar së fundmi se shpreson të jetojë edhe 20 vjet të tjera. 

Muzikanti gati 78-vjeçar ka thënë se nuk i pëlqen të flasë për vdekshmërinë e tij.

“Kur je 77 vjeç dhe ke një familje dhe dy fëmijë, të mbetet vetëm një kohë e caktuar. Shpresoj se kam të paktën 20 vite të tjera”, ka thënë këngëtari për “Rolling Stone”.

Elton, i cili aktualisht po përjeton humbje të shikimit pas kontraktimit të një infeksioni të syrit, ka kaluar vite duke luftuar me varësinë nga droga dhe alkooli, por pasi i ka kapërcyer ato vështirësi, ai ka këmbëngulur se jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë që atëherë.

Krijimi i albumit të ri LP ‘Ëho Believes in Angels?’ me Brandi Carlile i ka dhënë një jetë të re krijuesit të hitit ‘Rocket Man’.

Sipas tij, muzika është ajo që e bën t’i tejkalojë shumë gjëra dhe se familja dhe bërja e albumit po e shtyjnë të ndihet më i ri.