Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ka thënë se asnjëherë nuk e ka ndier lumturinë sikurse tash, ndërkohë që ka bërë një performancë të befasishme në premierën e dokumentarit të tij “Elton John: Never Too Late”.
77 vjeçi ka reflektuar për rrugën që bëri drejt suksesit dhe se si lënia e alkoolit e ka bërë të kuptonte se çfarë ishte duke i munguar.
“Nuk e kam ndier lumturinë asnjëherë më shumë sikurse tash. Jam 77 vjeç dhe kam bërë gjithçka që duhet. Kur u bërë i suksesshëm në fillim në pesë vjetët e parë ishte e mrekullueshme. Ishte gjithçka që doja. Doja që njerëzit t’i donin këngët e mia e t’i blinin disqet. Në vitin 1990 ndalova konsumimin e alkoolit dhe atëherë e kam kuptuar se çfarë më mungonte në jetë, falënderimi, përulja dhe besimi”, ka thënë John në premierën e dokumentarit.
Ai ka shtuar se fama është e mrekullueshme, por nuk e kënaqte mjaftueshëm, diçka i mungonte.
“Më kalimin e kohës gjeta lumturi të madhe kur u njoftova me Davidin dhe kur bëra fëmijët”, ka thënë tutje ai.
Krijuesit i hitit “Rocket Man”, i cili u pensionua nga turnetë vitin e kaluar, gjithashtu i është falënderuar muzikës që kishte qenë gjithnjë aty për të kur kishte nevojë, në të mirë e në të keq.
“Muzika ka qenë e pranishme gjatë kohëve të mira e të këqija, gjithnjë jam mbështetur në të, edhe kur kam qenë në kohët me të errëta kam luajtur muzikë, kam incizuar muzikë, prandaj dua ta falënderoj muzikën që ka qenë inspirimi më i pabesueshëm për mua përgjatë tërë jetës time”, ka thënë ndër të tjera këngëtari.
Dokumentari i Johnit, “Elton John” Never Too Late”, regjinë e të cilit e ka bërë burri i tij, David dhe regjisori R.J.Cutler, shpërfaq jetën dhe karrierën e ikonës së muzikës para koncertit të tij final në SHBA.
Dokumentari do të transmetohet në kanalin Disney+ në muajin dhjetor.