Komediania e mirënjohur, Ellen DeGeneres, po largohet nga jeta publike.
Ajo ka anuluar disa shfaqje që do t'i mbante në kuadër të turneut në SHBA.
DeGeneres i ka thënë publikut se “kam përfunduar së qeni në syrin publik”, shkruan Forbes.
Kjo deklaratë e saj vjen dy vjet pasi emisioni i saj u anulua kur punonjësit deklaruan se ajo sillet keq me ta.
DeGeneres papritur ka anuluar katër shfaqje, në Chicago, San Francisco, Seattle dhe Dallas, duke u thënë të pranishmëve se “kjo është hera e fundit që do të më shihni”.
Komediania ka lansuar turneun aktual duke e emëruar “Stand Up-i i fundit i Ellenit” ndërkohë që është duke planifikuar të bëjë një komedi speciale që do të shfaqet në platformën transmetuese Netflix.
“Më përzunë nga showbizi sepse u tregova e pasjellshme me stafin tim. Pas speciales në Netflix, do ta mbaroj”, ka thënë DeGeneres gjatë shfaqjes në Santa Rosa të Kalifornisë.
Ndërkohë ajo ka bërë shaka duke thënë se herën tjetër do ta përzënë për shkak se është plakë.
“Herën tjetër, do të më përzënë për shkak se jam plakë. Plakë, lezbike dhe e pasjellshme, kurorë e trefishtë”, ka thënë 66 vjeçja.