Aktorja, Elle Fanning, ka thënë se përpiqet të mos i përdorë shumë rrjetet sociale, por e ka pranuar se herë pas here e tepron.
“Përpiqem të mos i përdor shumë rrjetet sociale. Kam vetëm Instagram, por e shikoj shpesh. Mendoj se krahasimi i shpeshtë me të tjerët mund të jetë diçka që të rrëmben e të futë nëpër mendime të këqija. Duke bërë ‘scroll’ pa kontroll … Instagramin dua ta konsideroj si diçka të lehtë për ta menaxhuar”, ka thënë ajo për The Guardian.
Megjithatë, ajo e ka pranuar se është e vështirë të shmanget krahasimi me të tjerët, sidomos për shkak të imazheve të filtruara.
Fanning gjithashtu ka thënë se është e habitur nga disa video që i shfaqen në Instagram.
“Të shfaqet dikush që rrokullis gota nëpër shkallë ... Video të tilla të bëjnë ta pyesësh veten: ‘A do t'i thyhen gotat këtij personi?’ … Pastaj shoh pastrues tapetesh. Ata tapetë të mbushur me baltë dhe dikush që i pastron me ujë me presion të lartë … Nuk e kam bërë kurrë vetë, por duket se më pëlqen ta shoh”, ka thënë ylli.
Ajo ka shprehur shqetësim edhe për ndikimin e fotografive të “bukurisë së përsosur" në Instagram dhe ka thënë se beson që ekspozimi i vazhdueshëm ndaj fotografive “të rreme” ka ndikim negativ në shëndetin mendor të të rinjve.
Ajo ka shtuar se shumë prej fotografive në rrjetet sociale janë "të rreme, të redaktuara ose shumë të kuruara". Kjo ka thënë se çon në një cikël të krahasimit të vetes me "bukurinë e përsosur", gjë që sipas saj, mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndetin mendor.