Showbiz

Ekipi e serialit “Zero Day” me Robert de Niron konsultohet me këshilltarin e Barack Obamës

Robert de Niro dhe Eric Schultz

Robert de Niro dhe Eric Schultz

Ekipi realizues i serialit të ri politik konspirativ të platformës Netflix, “Zero Day”, me aktorin e njohur Robert De Niro, për realizimin sa më real të skenave është konsultuar me Eric Schultz, ish-këshilltari i lartë i ish-presidentit të SHBA-së Barack Obama.

TRAILERI I SERIALIT:

Schultz ka punuar si konsulent për të siguruar që skenat në Washington të jenë sa më reale. 
Ai, i cili ka shërbyer si zëvendëssekretar i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë në sheshxhirim për disa javë për të garantuar saktësinë e detajeve në skenat që zhvillohen në Zyrën Ovale, ambientet përreth saj, sallën e konferencave dhe Kongres.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja në këtë projekt, dhe jo vetëm sepse temat e tij janë aktuale. Çdokush i përfshirë, shkrimtarët, producentët, ekipi, regjisori, aktorët, ishin absolutisht brilantë dhe kujdeseshin që çdo detaj të ishte i saktë. Seriali është i frikshëm pikërisht sepse duket kaq realist”, ka thënë Schultz për Page Six.

Në këtë triller konspirativ, përveç De Niros, luajnë edhe Angela Bassett, Lizzy Caplan, Matthew Modine, Jesse Plemons dhe Connie Britton. Historia trajton një sulm kibernetik global me pasoja shkatërruese.

Një nga mënyrat se si Schultz ndihmoi në krijimin e realizmit ishte duke siguruar që skenat brenda sallës së konferencave të ishin autentike, përfshirë dinamikën e gazetarëve që shtrojnë pyetje në mënyrë kaotike. Ai gjithashtu ka këshilluar për vendosjen e njerëzve në takime dhe mënyrën sesi ata hyjnë dhe dalin nga dhomat e ndryshme.

“Ishte çështje e detajeve të vogla, të cilat mund t’i rregullonim në kohë reale”, ka thënë ai.

Schultz ka qenë konsulent edhe për projekte të tjera të suksesshme si “Succession”, “Designated Survivor” dhe filmi “Civil War”. Ai madje ka pasur edhe një paraqitje të shkurtër në serialin “Girls On The Bus”.

Duke bërë një krahasim mes Hollywoodit dhe Washingtonit, ai ka thënë se vëren disa ngjashmëri:
“Për momentin, preferoj distopitë fiktive, por ka shumë paralele mes politikës dhe industrisë së argëtimit. Bashkëpunimi është thelbësor për suksesin. Është një punë skuadre, ku çdo pjesë ka rëndësinë e saj dhe të gjithë duhet të mbështesin njëri-tjetrin”, ka thënë Schultz.