Të shtunën, jashtë shtëpisë së këngëtarit të mirënjohur, Drake, është rrëzuar për tokë nga sigurimi edhe një person i dyshuar.
Është personi i tretë që brenda javës që hyri si i “i paftuar” në afërsi të shtëpisë, shkruan TMZ.
Në videon e publikuar nga TMZ shihet roja e sigurimit, jashtë shtëpisë së Drakeut, duke mbajtur duart e në burri dhe duke mos e lënë të ikë.

Një kalimtar rasti i ka thënë TMZ-së se ndërsa po ngiste biçikletën, në afërsi të shtëpisë se yllit, i ka parë dy nga rojat ta ulin në tokë një burrë duke mos e lënë të çohet në këmbë.

Drake dhe reperi i mirënjohur Kendrick Lamar janë të përfshirë në një "zënkë" përmes këngëve që i kanë bërë në formë të “dissave” për njëri-tjetrin gjatë javëve të fundit. Megjithatë policia nuk ka dhënë detaje nëse këto incidente te shtëpia e Drakeut kanë të bëjnë me zënkën që ka reperi me Lamarin.
Përgjatë javës së shkuar kanë ndodhur edhe dy raste të ngjashme.
Lexo edhe:
Ndalohet njeriu që tentoi të hynte në shtëpinë e Drakit - KOHA.net
Të shtëna me armë jashtë shtëpisë së reperit Drake - KOHA.net