Ish-modelja me emrin Crystal McKinney e ka paditur reperin e mirënjohur, P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, me pretendimin se në vitin 2003 ai e kishte sulmuar seksualisht në studion e tij muzikore në New York, raporton The Guardian.
Padia e re ndaj reperit vjen vetëm disa ditë pasi ai kërkoi falje publike duke thënë se “merr përgjegjësinë e plotë” për rrahjen e ish - të dashurës së tij, këngëtares Cassie, akt ky që doli në shesh pasi CCTV kishte publikuar pamjet e para disa viteve nga kamerat e hotelit ku kishte ndodhur ngjarja.
Padia e re, është e gjashta me radhë brenda gjashtë muajsh, ku reperi akuzohet për sulm seksual.
Në padinë e McKinneyt thuhet se ajo është njohur me reperin në një ngjarje që u mbajt në kuadër të javës së modës, në një restorant në Manhattan.
Sipas padisë, P.Diddy, në restorant ishte ulur afër modeles duke flirtuar me të dhe duke i ofruar pije alkoolike për të pirë. Më vonë gjatë asaj mbrëmje, këngëtari, e ka ftuar të dëmtuarën në studion e tij muzikore, ku ajo pretendon se reperi i ka dhënë ende alkool dhe lëndë narkotike për të konsumuar. Më pas, sipas padisë, P.Diddy e kishte dërguar të dëmtuarën në banjo duke e puthur ndërkohë që ajo nuk donte dhe e ka detyruar të performojë akte intime orale.
McKinney ka thënë se më pas i ka rënë të fikët dhe është zgjuar në një taksi ku e parë se ishte sulmuar seksualisht.
54 vjeçi, është përballur me ligjin për akuza për sulme seksuale, dhunë e trafikim me qenie njerëzore, që nga padia e parë që mori nga ish - e dashura e tij Cassie, të cilën e zgjidhën nën instanca private menjëherë të nesërmen.
Deri më tani, P.Diddy i ka mohuar të gjitha akuzat, derisa videoja duke e rrahur Cassien doli në shesh, për të cilën kërkoi falje publike, e u kritikua ashpër, përfshirë edhe kritikat e vazhdueshme që mori nga kolegu i tij, reperi 50 Cent.
P.Diddy paditet për trafikim dhe dhunim të këngëtares Cassie - KOHA.net
P. Diddyt i shtohen akuzat për sulme seksuale - KOHA.net
50 Cent kritikon videon me kërkim falje që bëri P.Diddy - KOHA.net