Showbiz

Dyshohet se Kanye West sulmoi një person: Pretendon se ia sulmoi seksualisht gruan

Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West dhe Bianca Censori

Një përfaqësues i reperit të mirënjohur, Kanye West, ka pretenduar se një njeri i panjohur e ka sulmuar seksualisht gruan e Westit, Bianca Censori.

TMZ ka shkruar se një burim i ka thënë se West tani po hetohet nga Policia e New Yorkut, pasi ai e ka sulmuar njeriun që ia “sulmoi seksualisht gruan”, raporton The Guardian.

“Bianka është sulmuar fizikisht. Njeriu i ka futur duart nën fustanin e saj, direkt duke ia prekur trupin, ai ia kapi belin, e solli dhe më pas i dërgoi puthje me duar. Ajo u lëndua dhe u sulmua seksualisht”, thuhet në deklaratën e ekipit të reperit.

Kjo ngjarje vjen pas një incidenti që pati West në vitin 2022. Ai ishte hetuar nga policia por nuk ishte arrestuar, nën dyshimin për rrahjen e një personi për të cilin reperi ka pretenduar se e ka përqeshur.
West dhe Censori janë martuar në dhjetor të vitit 2022, një muaj pas përfundimit të procedurave të divorcit që bëri reperi me ish-gruan e tij, yllin televiziv, Kim Kardashian.

Po atë vit ai humbi bashkëpunimet që kishte me brende të mëdha si Adidas e Gap si pasojë e deklaratave antisemitiste.

Në dhjetor të 2023-ës, West, në gjuhën hebreje, kishte postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, një kërkim falje.

“Thellësisht pendohem për çfarëdolloj dhimbje që mund të kem shkaktuar. Jam i përkushtuar për të bërë paqe dhe të promovoj unitet”, kishte shkruar ai.