Aktori 52-vjeçar, Dwayne “Rock” Johnson, është lënduar keq gjatë xhirimit të filmit të ri. Atij iu bë një gungë në krah, ndërsa i kërkojë fansave këshilla.
Ai e ka ndarë një video në Instagram, ku ka treguar lëndimin dhe ka thënë: “Jam lënduar keq sot në skenë. Mund të jetë dëmtim i indeve të buta, ta shohim. Por dhimbja nuk është aq e keqe. Gjithçka është në rregull. Kur filmi yt quhet 'The Smashing Machine', normalisht që do të lëndohesh. Shikojeni plagën këtu. Duket sikur pjepër në fund të bërrylit tim”.
Duke treguar së është lënduar edhe më parë, ylli i filmit “Moana” ka listuar disa nga lëndimet e dhimbshme që i ka pësuar më herët, duke e përfshirë ligamentin e këputur të këmbës, “shpatullën e rindërtuar tërësisht” dhe katër operacionet në gjunjë.
Johnson ka shtuar: “Kam këputur muskujt nga legeni, dhe po ashtu kam lënduar tërë kafazin e gjoksit – të gjitha gjatë ndeshjeve të mundjes”.
Pastaj u ka kërkuar ndjekësve të tij këshilla për disa “ilaçe kundër inflamacionit” – e ndërsa priste për këshilla, ai ka pirë një gotë tequila.
“Me të gjithë ilaçet e avancuara që mund të kujdesen për këtë, veç ndihem më mirë”.
Në mbishkrimin e postimit, Johnson ka shpjeguar se është i hapur për t’i provuar të gjitha llojet e ilaçeve.
Ai ka shkruar: “Por mos e vini në dyshim fuqinë e ‘tequilas shëruese të Teremanas’. Rreze dielli + dhimbje. Po i tejkaloj gjërat me ndjenja”.