Ylli i famshëm televiziv, Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”, ka zbuluar një të pathënë për vetën.
Ai ka treguar se kur ishte i vogël ëndërronte të bëhej këngëtar i zhanrit të muzikës country.
“Kur isha tetë vjeç mund të këndoja ta gjitha këngët e Hank Jr.-it, shumë këngë të Hnk Sr.0it, Merles e Johnny Paycheckut. Kur isha 15 vjeç isha në Nashvill dhe nuk kisha para. Po jetoja në një motel dhe po mendoja të bëhesha këngëtar i zhanrit country. Shkova në Broad Street dhe ndenja me disa të tillë dhe po mundohesha të hyja në një grup muzikor”, ka thënë Dwayne ndërkohë që ka kujtuar babanë e tij të ndjerë, me të cilin e lidh ky zhanër muzikor.
“Muzika Country më lidh me babanë, ai më mungon shumë. E humba papritmas në vitin 2020, country ishte muzika me të cilinë lidheshim më njëri-tjetrin. Babi im ishte mundës profesional. Prandaj ne jetonim në Texas, Georgi, Tennessee dhe Floridë”, ka thënë tutje ai.
Ylli së fundmi është shfaqur ne videon muzikore të këngës “Watcha See Is Whatcha Get”, të këngëtarit të muzikës country, Chris Johnson dhe shpreson që sërish të bashkëpunojë me të në nderim të figurës së babait të tij të ndjerë.