Aktori i njohur amerikan, Dwayne “The Rock” Johnson ka dalë në vendin e parë të aktorëve më të ndjekur në TikTok, sipas faqes zyrtare të Librit të Rekordeve "Guinness".
“The Rock” ka mbi 74 milionë ndjekës.
Will Smith ka mbajtur rekordin që nga 2022-a dhe distanca nuk është e madhe.
“Rock”, që është rikthyer në WWE së fundmi, ua mundëson fansave të tij të shohin çka ndodh prapa skenave nëpërmjet TikTokut.
S’është beteja e parë që “The Rock” ka nxitur. Më 2015 ai ishte personi që pati thyer rekord për më së shumti selfie të shkrepura për tre minuta – gjithsej 105. Titulli i është marrë më pas nga yje të tjerë.