Showbiz

Eleganca mbizotëroi në tepihun e kuq të ceremonisë “Oscar” 2025

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” 2025

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” 2025

Foto: Associated Press

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Oscar" 2025, këtë vit ofroi një mbrëmje me veshje elegante dhe, herë pas here, dramatike, ku shumë yje rezervuan veshjet e tyre më të mira për tepihun më të madh të kuq të të gjitha ceremonive.

Ky sezon i çmimeve sipas CNN solli një sërë stilimesh të përmbajtura dhe veshje të errëta monokromatike, por aktorët më në zë të Hollywoodit sollën shkëlqim, ndriçim dhe metale në Teatrin “Dolby” të Los Angelesit të dielën.

Nga fustani i aktores Halle Berry, që ngjasonte me një top diskoteke nga brendi “Christian Siriano”, te fustani i aktores Demi Moore i zbukuruar me kristale nga brendi “Swarovski” i krijuar nga marka e veshjeve “Armani Privé”, qëndisja mori vëmendjen kryesore.

Halle Berry me fustan nga "Christian Siriano"
Demi Moore me fustan me gurë "Swarovski" nga brendi "Armani Prive"
Selena Gomez me fustan nga brendi "Ralph Lauren"

Veshja e aktores Selena Gomez nga brendi “Ralph Lauren”, e inspiruar nga aktorja e njohur Sophia Loren, shkëlqeu me më shumë se 16,000 gurë.

Fustani i aktores Lupita Nyong’o nga brendi “Chanel”, ngjyrë metalike e hapur, përmbante më shumë se 22,000 elementë qëndisje me perla. 

Lupita Nyong’o me fustan nga brendi “Chanel”

Pastaj ishte aktorja Ariana Grande, e cila u shfaq me një fustan mahnitës nga brendi “Schiaparelli”, i parë tashmë në pasarelën e “Haute Couture pranverë-verë 2025”, i mbushur me mbi 190,000 kristale, sedefe e perla, që i jepnin dukjes së saj një shkëlqim që CNN e quajti të pavdekshëm.

Ariana Grande me fustan nga brendi "Schiaparelli"

Partnerja e saj në filmin “Wicked”, aktorja Cynthia Erivo, ofroi një tjetër pamje të paharrueshme të natës, në një krijim të brendit “Louis Vuitton” me një kollare teatrale dhe një hark të madh. 

Cynthia Erivo me fustan nga brendi "Louis Vuitton"

Aktorja Scarlett Johansson zgjodhi të shfaqej në një fustan nga brendi “Thierry Mugler” që arrinte deri në dysheme, të cilin e kishte shoqëruar dhe me doreza përkatëse.

Scarlett Johansson me fustan nga brendi "Thierry Mugler"

Një material tjetër popullor ishte sateni, që u zgjodh nga shumë yje që u shfaqwn në tapetin e kuq, përfshirë aktoren Mikey Madison, yllin e filmit “Anora”, dhe Raffey Cassidy, që u shfaqën në fustane nga brendet “Louis Vuitton” dhe “Loewe”.

Mikey Madison, me fustan nga brendi "Louis Vuitton"
Raffey Cassidy me fustan nga "Loewe"

 

Jeff Goldblum me kostum nga brendi “Prada” 
Timothée Chalamet me kostum nga brendi "Givenchy"

Pjesa më e madhe e burrave që morën pjesë, megjithatë, shfaqën veshje konservative, por pati edhe ekspozim lulesh nga aktori Jeff Goldblum me kostum nga brendi “Prada” dhe aktori Bowen Yang, që kishte veshur një xhaketë lëkure të qëndisur nga brendi “Etro”. Aktori Timothée Chalamet u shfaq në një kostum lëkure, ngjyrë gjalpi nga brendi “Givenchy”. 

Por sipas CNN një prej veshjeve më të mira ishte ajo që veshi këngëtarja e grupit nga Korea e Jugut, “Blackpink” (dhe tani, ylli i projekti filmik “White Lotus”), Lisa, e cila pati një veshje që e kthente kostumin e zakonshëm të burrave në një veshje elegante femërore.

Lisa nga "Blackpink"

Aktorja Lily-Rose Depp ishte veshur me një fustan të personalizuar nga brendi “Chanel”, i cili ishte i dekoruar me më shumë se 191,000 elemente qëndisjeje, përfshirë sedefe të zeza, kristale dhe perla.

Lily Rose Depp me fustan nga brendi "Chanel"

Colman Domingo u shfaq në një kostum nga brendi “Valentino” me një aksesor të rëndësishëm, një byzylyk “Boucheron” prej ari.

Colman Domingo me kostum  nga brendi "Valentino"

Monica Barbaro u paraqit në një fustan nga brendi “Dior”, me shkëlqim në pjesën e lartë dhe fund voluminoz.

Monica Barbaro me fustan nga brendi "Dior"