Showbiz

Dukjet e zonjave të para të SHBA-së në ditën e inaugurimit ndër vite

Jackie Kennedy

Jackie Kennedy

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkua Jackie Kennedy vendosi një standard të lartë për modën që përfaqëson një zonjë e parë gjatë inaugurimit presidencial në vitin 1961. Stili i saj i rafinuar dhe elegant u bë një simbol i elegancës amerikane dhe ndikoi në modë për vitet pasuese.

Ajo vishej me veshje të krijuara nga disenjatori i njohur Oleg Cassini me pulla të mëdha dhe një kapelë të famshme të quajtur “pillbox”, e cila u bë ikonike dhe e njohur për të gjithë botën.

“Unë nuk dua të jem një ikonë mode, por dua që njerëzit të shohin një grua që është e qartë, e qetë dhe e aftë të mbajë rolin e saj me dinjitet”, pati thënë Jackie.

Veshja e saj në ceremoninë e inaugurimit është parë si një përpjekje për të sjellë një imazh të ri të zonjës së parë, një imazh të sofistikuar, modern dhe të lidhur me estetikën e kohës. 

Ky stil i thjeshtë e elegant ka ndikuar fuqishëm në stilin e zonjave të para që pasuan.

The New York Times ka shkruar se veshjet e zonjave të para gjatë ditës së inaugurimit kanë qenë gjithmonë një formë e fuqishme komunikimi. 

Veshjet e tyre kanë ofruar një pasqyrë të personaliteteve, prioriteteve dhe mesazhit që ato duan të dërgojnë për administratën që sapo ka nisur.

Nga Eleanor Roosevelt te Jill Biden, secila zonjë e parë ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e imazhit vizual të inaugurimit dhe festave të organizuara për këtë ditë.

Eleanor Roosevelt me familje

Eleanor Roosevelt, e njohur për stilin e saj modest, zgjodhi një fustan për ballon e inaugurimit në vitin 1945 që reflektonte karakterin e saj të afërt dhe të thjeshtë. 

Jackie dhe John Kennedy

Më vonë, në vitet 1960, Jacqueline Kennedy (Jackie) u bë një ikonë mode me kapelën “pillbox” dhe krijimet e Oleg Cassinit, duke sjellë elegancë dhe modernizim, duke simbolizuar aspiratat e administratës së bashku me elegancën amerikane.

“Për mua, stili është më shumë se një mënyrë veshjeje, është një mesazh”, pati thënë Jacie.

Pallto e kuqje e Reaganit

Në vitet 1980, Nancy Reagan solli një stil të fuqishëm dhe të guximshëm, duke e identifikuar veten dhe administratën e Ronald Reagan me ngjyrën “e kuqe të Reagan”, një ngjyrë e ndezur që simbolizonte forcë dhe besim. 

Bill dhe Hillary Clinton

Më pas, Hillary Clinton në vitin 1997 zgjodhi një pallto rozë nga brendi “Oscar de la Renta”, një veshje që shumë i referoheshin si “ngjyrë qelibari”, duke pasqyruar një imazh më të butë, por të fuqishëm.
Ajo pati gjithashtu paraqitje të rëndësishme me veshjet e saj përballë sfidave të kohës.

Laura Bush

Në vitet 2000, ish-zonjat e para, Laura Bush dhe Michelle Obama vazhduan traditën e veshjeve elegante dhe të rafinuara, ku Michelle Obama u bë një ikonë stili me fustane nga disenjatorët Jason Wu dhe Thom Browne, duke reflektuar një imazh të fuqishëm, por gjithashtu të afërt dhe të qasshëm për popullin.

Michelle Obama

“Unë dua që gratë të ndihen të fuqizuara dhe të shprehin identitetin e tyre përmes veshjeve”, pati thënë Obama.

Melania Trump

Më pas, Melania Trump, në vitin 2017, zgjodhi një fustan të ngjashëm me atë të Jackiet. Këtë e bëri si një nderim për stilin klasik, pasi veshi fustan të kaltër të realizuar nga brendi i njohur “Ralph Lauren”.
“Është një nder të përfaqësoj këtë komb si dhe të zgjedh një krijim nga një markë amerikane për këtë moment historik”, pati thënë Trump.

Jill Biden

Në vitin 2021, Jill Biden bëri histori duke shtuar maskën e fytyrës, një simbol i periudhës së pandemisë, dhe duke veshur një pallto të brendin “Markarian” me qëndisje. Përmes kësaj palltoje ajo përfaqësoi një mesazh të unitetit dhe solidaritetit.

“Kjo është një kohë për t’u bashkuar si komb”, pati thënë ajo për veshjen që kishte zgjedhur.

Përmes këtyre zgjedhjeve të stilit, zonjat e para jo vetëm që ndikojnë në modë, por gjithashtu pasqyrojnë vlerat kulturore dhe politike të kohës, duke bërë që çdo veshje të ketë një mesazh të veçantë për shoqërinë dhe administratën që ato përfaqësojnë.