Showbiz

Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar

Dua Lipa

Dua Lipa

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me vargjet e himnit kombëtar.

Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Lipa, ka ndarë tekstin e himnit me një fotografi të me kokën e shqiponjës.

“Një komb, një flamur”, ka shkruar këngëtarja.

“Një komb, një Flamur – Rreth flamurit të përbashkuar...” – urimi i Dua Lipës në Instagram story

Si çdo vit, Lipa, është një ndër të parat që uron festën e kombit përmes postimeve.