Showbiz

Dua Lipa tregon planet për festivalin “Glastonbury”

Dua Lipa

Dua Lipa

BBC- Pas një performance në festivalin "Glastonbury" në vitin 2017, këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, i pati thënë gazetarit të mediumit BBC, se ka lënduar fundin e shpinës dhe se nuk po mund të ecte mirë.

Këtë lëndim ia pati shkaktuar vallëzimi intensiv në skenë. Në atë kohë ajo nuk ishte po aq e famshme sa është sot.

Një muaj më vonë nga ajo performancë, Lipa, pati lansuar videoklipin e këngës “New Rules” dhe karriera i ndryshoi brenda natës.

Ylli, në Britani pati shitur 1.5 milionë kopje të dy albumeve të para të saj, “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”

Albumi i saj i ri i cili i erdhi si inspirimin nga takimet e këqija që pati më burra në jetën e saj të përditshme si lidhja që pati me Anwar Hadid (vëllain e modeleve të mirënjohura Bella dhe Gigi Hadid).

Mësimet që shqiptarja mori nga këto lidhje, iniciuan hitet e reja si “Training Season” e “Houdini” dhe tregojnë se ajo është e gatshme të ia tregojë derën çdonjërit që është ndër standardet e kërkimeve të saj.

“Nuk e di a ndihen të lirë njerëzit të më afrohen. Ndoshta? Aplikacionet e takimeve nuk mendoj se do të funksionin për mua. Njerëzit mund të mendojnë se janë duke u mashtruar nga dikush. Më pëlqen t’i ndjekë rekomandimet e shoqërisë, bëhet më e lehtë kur janë persona të verifikuar”, ka thënë Lipa në intervistë për BBC.

Kur përshtatet me dikë, ajo pret që takimet e para të jenë të thjeshta.

“Më pëlqejnë shëtitjet në park. Mund të bisedosh dhe të fillosh ta njohësh dikë. S’ka nevojë të jetë shumë i sofistikuar”, ka thënë ajo duke shtuar se gjëja më e mirë për të është biseda e mirë sepse aty e kupton se a mund të fillohet diçka.

Tani, Lipa, është në lidhej romantike me aktorin britanik, Callum Turner.

 

Dua dhe Callum


Albumi “Radical Optimism” do të dalë të premten më 3 maj, por mendimet i ka të rikthimi në skenën e festivalit "Glastonbury".

“Mendoj për këtë gjatë gjithë kohës, 50 përqind të mendimeve të mia shkojnë për "Glastonburyn", pastaj gjysma tjetër janë për detyrat tjera të përditshme”, ka thënë shqiptarja.

Historia e famës së saj fillon që nga fëmijëria. Ajo ka lindur në Londër në vitin 1995, rreth tri vjet pasi prindërit e saj Dukagjin e Anesa Lipa migruan nga Kosova, pasi vendi po shkonte drejt luftës.

Dua Lipa si fëmijë

Ajo ka përmendur se kur ishte në shkollë fillore kaloi një moment shumë të turpshëm, të cilin ka thënë se nuk do ta harrojë asnjëherë. Ajo ka treguar se një mësues kishte luajtur në  piano me nota të larta, të cilat ajo nuk kishte mundur t’i arrinte dhe ishte ndier shumë e turpëruar.

“Të gjithë qeshën. Isha shumë e turpëruar. Ky ishte një moment i keq në jetën time”, ka thënë ylli.

Ajo tutje tregon se shpëtimi i erdhi nga shkollimi në shkollën teatrale “Sylvia Young”, ku ndiqte mësimet gjatë vikendeve. Aty ajo u njoh më mësuesin e këndimit Ray Lamb, i cili i tregoi se zëri i saj ka fuqi të këndoj në nota të ulëta, nga rangu mezo-soprano dhe e futi në korin adoleshentëve.

Fillimisht, këngëtarja tregon se u frikësua shumë që këndonte në mesin e adoleshentëve shumë më të mëdhenj se ajo, por mësuesi Ray i ndihmoi ta ndërtonte vetëbesimin.

“Ai ishte më i rrepti, më i vështiri, por ishte i butë në brendi. Kur ai të thoshte se je duke kënduar mirë, e dije se po thoshte të vërtetën. Ai ishte mësuesi që më bëri të besoj se me të vërtet kam talent”, ka shpjeguar Lipa.

Kur filloi të lansonte video të vetvetes duke kënduar, në platformën YouTube, ajo mendonte se do të zbulohej si talent, sikur artisti Justin Bieber, derisa pa pritur prindërit vendosën të riktheheshin për të jetuar në Kosovë.

Ajo pastaj kaloi dy vjet duke e bindur familjen për t’u rikthyer në Londër. Pastaj tregoi se kur ishte rikthyer kishte qendruar në një banesë bashkë me një shoqe, ndërkohë që punonte si shitëse në dyqane veshjesh e edhe si modele, në mënyrë që të paguante qiranë.

Këngët e saj të para u lansuan në vitin 2012. Një vit më vonë pasi u shfaq në një reklame të spektaklit “X-Factor”, ajo nënshkroi kontratë me menaxherin e këngëtares Lana Del Rey, Ben Mawson, i cili e çoi për dy vjet të mësonte të shkruante këngë.

Si rezultat i këtyre mësimeve, vijën këngët  si “Be The One” e “Hotter Then Hell”. Albumi i saj i parë u vonua tri herë të lansohej para se kënga New Rules të bëhej një lloj rakete e karrierës së saj.

Ajo ka treguar se kishte probleme me ekzekutimin e koreografive, gjë që rezultoi me një performancë si “të ngrirë” në një festival gjerman, për të cilën thotë se ende i djegë.

 

Dua me koreografen e saj Charm La'Dona

“Më bëri të ndihem sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë, se nuk meritoja të merrja pjesë aty, se nuk isha lindur të bëhesha muzikante”, ka thënë ajo.  

Por, ylli ka bërë hapjen e spektakleve si “Grammy 2024” e “Brit Awards” me performanca të jashtëzakonshme për krijimin e të cilave, koreografja, Charm La’Donna, ka thënë se ka qenë puna më shpërblyese që ka bërë gjatë karrierës me një artist.

“Me të vërtetë e admiroj etikën e punës së Duas dhe dhuntinë që ka për ta sfiduar veten si performuese. Kalojmë shumë mirë duke krijuar koreografi bashkë, gjë që në fund të ditës nuk duket sikur punë”, ka thënë La’Donna.

Dua thotë se titulli i albumit “Radical Optimism”, pjesërisht, vjen si inspirim nga pasiguria që ka pasur në hapat e parë në karrierë.

“Mendova se ishte shumë më rëndësi, ideja që të shtyjmë përpara, ndërkohë që gjërat nuk ecin mirë. Sepse shpesh, duke pasur parasysh nëpër çfarë ke kaluar, mund të thuash ‘e shoh nga një perspektivë tjetër tash, atë gjënë që më ka zemëruar shumë’”, ka shpjeguar ylli.

Ajo filloi se shkruari këtë album, si një lloj formë për të qëndruar produktive, ndërkohë që pandemia ia shtyu turneun “Future Nostalgia”.

Dua në punë

Sidoqoftë, në fillim nuk pati tingull të mirë. Tingulli i ri që po kërkonte shqiptarja nuk u materializua deri sa më në fund arriti ta krijonte gjatë vitit 2022.

Kur luajti muzikën e saj live bashkë me një bend muzikor, Lipa u inspirua t’i qasej krijimit të muzikës në të njëjtën mënyrë, brenda studios incizuese. Këtë mënyrë ajo e quan “muzikë alternative por të zhanrit pop, me një prekje të stilit ‘psychedelia’”.

Kur shpjegon tekstet e albumeve, Lipa, thotë se tash ka emocion krejtësisht të ri, sepse më herët ajo ka qenë më impulsive dhe reagonte shpejtë, por jo të gjitha ndarjet duhet të jenë të këqija.

“Si artiste e muzikës pop, shpesh stigamtizohesh dhe nuk merresh shumë seriozisht. Njerëzit mendojnë se muzika pop të bën të ndihesh mirë e s’mund të jetë e thellë, e sinqertë e reale, Por është një sfidë që do ta marr përsipër: ti vë kuptim prapë muzikës pop”, ka thënë shqiptarja.

Vihet re se albumi i saj vjen gati bashkërisht me albume të tjera të artisteve të mëdha si Beyonce, Ariana Grande, Taylor Swift e Billie Eilish.

Në të kaluarën, të famshmet janë vënë kundër njëra-tjetrës nga shtypi, si pasojë e urisë për “drama”, por jo këtë herë.

“Definitivisht po rritemi. Po kërkohet përgjegjësi nga njerëzit për mënyrën se si vendosin t’i portretizojnë gratë”, ka thënë Lipa duke shpjeguar se vendosja e rivaliteteve të paqena krijon grindje e mosmarrëveshje dhe vë presion mbi marrëdhënie të cilat nuk janë ende të formuara mirë.

“Është e mrekullueshme të shohësh shumë gra që lansojnë albume në të njëjtën kohë dhe të gjitha janë shumë të ndryshme, me histori të ndryshme për t’i treguar, pse të mos ketë hapësirë për të gjithë”, ka thënë ylli.

"Glastonbury" sivjet do të dëshmojë se ka vend për të gjitha, sepse për herë të parë në histori të festivalit, në skenën kryesore do të këndojnë këngëtaret Dua Lipa dhe SZA.

“Ndihem shumë me fat që jam pjesë e këtij ndryshimi. Është më rëndësi që të ketë më shumë gra në skenat kryesore. Vetëm duhet të vazhdojmë të bëjmë presion dhe ta bëjmë ndryshimin të ndodhë”, shprehet Lipa.

Rezervimin e saj për këtë skenë, BBC e quan kurorëzim të mbretëreshës së re të pop muzikës britanike.

“Duhet të gjejë një mënyrë për t’i bërë 150 mijë njerëz të ndihen sikur janë në një klub nate. Ky është misioni dhe nëse ka një mënyrë për ta bërë këtë, është Glasto”, ka thënë Lipa për festivalin e famshëm.