Showbiz

Dua Lipa tregon lidhjen e saj me astrologjinë

Dua Lipa në poscastin "Dish"

Dua Lipa në poscastin "Dish"

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka zbuluar se është shumë e dhënë pas astrologjisë.

Lipa, shenja e horoskopit e së cilës është Luani, ka thënë se kur ka ndonjë problem nuk shkon për t'u konsultuar te psikologu, por shkon te astrologjia e saj Rosie.

“Nuk kam psikolog. Por kam astrologe, nëse kam ndonjë dilemë apo diçka të tillë, shkoj dhe  konsultohem me miken time Rosien”, ka treguar Lipa, në podcastin “Dish”.

 

Tutje këngëtarja ka thënë se i pëlqen shumë kjo gjë dhe ka shkuar për çdo vit , për ditëlindje të shohë se çfarë thonë yjet për të.

“Kurse tani shkoj edhe më thellë. Jam obsesionuar”, ka thënë ylli.

28-vjeçarja gjatë verës do të performojë në skenën kryesore të festivalit të mirënjohur Glastonbury, në mbështetje të albumit të saj të ri “Radical Optimism” derisa treguar se i është dashur të lë alkoolin në mënyrë që të përgatitet për performimin atje.

“Ka të bëj me provat, s’ka alkool, duhet bërë ushtrime dhe përgatitje për spektaklet që po vijnë. Nuk është se kam bërë ndonjë turne të mirëfilltë që gati një vit ndoshta prandaj duhet ta rifitoj qëndrueshmërinë time si në skenë, si në vallëzim, të gjitha në të njëjtën kohë në mënyrë që të di se mund ta kryej performancën kur të më pushtojë adrenalina gjithashtu”, ka shpjeguar Lipa.