Showbiz

Dua Lipa paralajmëron koncert në stadiumin “Wembley”

Dua Lipa

Dua Lipa

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Intagram ka paralajmëruar se do të mbajë koncert në stadiumin e famshëm në Londër, “Wembley” më 20 qershor të vitit të ardhshëm.

Positmi i Duas në Instagram

Pas gëzimit që përjetoi pasi u shfaq në skenën “Pyramid” të festivalit të mirënjohur Glastonbury, ajo dha lajmin se do të mbajë koncert në stadiumin, i cili ka kapacitet për 90 mijë persona.

“Nuk do të ketë kohë më të mirë për ta ndarë këtë lajm - pasi ende jam duke fluturuar pasi performova në Glastonbury gjatë vikendit - jam absolutisht e entuziazmuar të jap lajmin se do të performoj në stadiumin Wembley tash një vit”, ka deklaruar Lipa.

Biletat do të dalin në shitja të premten e ardhshme, më 12 korrik, ku klientët e “02” do të gëzojnë të drejtën ekskluzive të qasjes në blerje dy ditë përpara, që nga 10 korriku.

Lipa pati thënë se që moti kishte ëndërruar të performonte në skenën “Pyramid” të Glastonburyt.

“Kur e pata shkruar në një letër, pata thënë se me të vërtetë dua të performoj në Pyramid të Glastonburyt në një të premte mbrëma në mënyrë që të festoj dy ditët e ardhshme në vendin më të mirë në tokë”, pati thënë Dua.

Albumi i saj i ri “Radical Optimism”, për një javë qëndroi i rankuar në pozitën e parë në toplistën britanike të albumeve më herët gjatë këtij viti. 

Pas performancës në “Glastonbury”, në toplistën e mes javës, tash rankohet i dyti.

Albumi i saj paraprak, “Future Nostalgia” u rankua i pari për katër javë me radhë dhe kënga “Levitating”, u rankua në pozitën e parë të Billboard Top 100 këngët më të mira të vitit 2021.