Showbiz

Dua Lipa në duet me Chris Stapleton, befasojnë të pranishmit në "ACM Awards"

Chris Stapleton dhe Dua Lipa

Chris Stapleton dhe Dua Lipa

Këngëtarja më famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, të mërkurën, ka befasuar të pranishmit në ceremoninë e ndarjes së çmiemve "ACM Awards", me një duet me këngëtarin Chris Stapleton, në teatrin "Ford" në Star Frisco.

Performanca u hap fillimisht me Lipën e cila këndoi këngën “Think I’m in Love With You”, e cila pasoi me këngën e yllit të muzikës country. Kjo performancë erdhi si befasi për audiencën në teatrin "Ford", të cilët po prisnin të shihnin Chrisin, i cili hyri në skenë me një kitarë dhe iu bashkëngjit Lipës, shkruan Billboard.

Një burim i ka thënë këtij mediumi se dyshja kanë planifikuar të bëjnë një bashkëpunim së shpejti.

Lajmi erdhi si befasi pasi Lipa, vetëm disa javë më parë, publikoi albumin e ri “Radical Optimism”, në të cilin nuk pati ndonjë këngë të zhanrit country. Ky album së fundmi u rangua në pozitën numër 2 në toplistën "Billboard 200", ku albumi i Chrisit, “Higher”, në nëntor, u rangua në pozitën e tretë.

Akademia e Muzikës, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për muzikën country, "Academy Country Muzic" (ACM), ku nderoi arritjet muzikore të artistëve që punuan që nga viti i kaluar. Kjo ngjarje organizohet që nga viti 1966 dhe u bë programi i parë me shpërblime për këtë zhanër të muzikës që u mbajt në kudër të një organizmi të madh.

Chris, në ceremoninë e sivjetme, ishte i nominuar për disa kategori. Ai fitoi çmimin “artisti më i mirë i vitit”.

Të dy yjet do të këndojnë në festivalin e muzikës "Austin City Limits", në muajin tetor, ku do të performojnë edhe yje e grupe muzikore si Carin leon, Renee Rapp, Foster The People, Kehlani, Teddy Sëims, Benson Boone, CAAMP, Dominic Fike, The Marias, Jungle, Dom Dolla, Chappell Roan, Porter Robinson, Fletcher e shumë grupe e artistë të tjerë.