Radical Optimism

Dua Lipa me performancë të befasishme në New York pas udhëheqjes së SNL

Dua Lipa, live, Times Square NY

Dua Lipa, live, Times Square NY

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një performancë të befasishme drejtpërdrejtë në Times Square të New Yorkut, disa orë pasi udhëhoqi spektaklin e famshëm Saturday Night Live (SNL).

 

Përgjatë monologut të saj në hapjen e SNL, ajo bëri të ditur se të pranishëm në publik janë prindërit e saj, Anesa dhe Dukagjin Lipa, ndërkohë që tregoi se si e përkrahen “udhëtimin e saj” Kosovë-Britani për ta ndjekur karrierën. 

 

28-vjeçarja perfomoi këngë nga albumi i saj i ri "Radial Optimism" i cili doli në shitje ditë më parë.

Koncerti befasues i Lipas, erdhi vetëm disa orë pasi udhëhoqi për herë të parë spektaklin e mirënjohur SNL ku edhe performoi.

@mickmicknyc

@Dua Lipa taking over @Times Square NYC with a free surprise performance ❤️‍🔥 Celebrating her new album #radicaloptimism 🥳💞 #newalbum #timesquare #timessquarenyc #dualipa #dua #freeconcert #freenyc #newyork #fyo

♬ original sound - New York Mickey

 

 

Dua Lipa duke performuar në Times Square,  New York

 

Dua Lipa Duke performuar në Times Square, New York

Ajo në profilin e saj në Instagram ka folur më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

“Çfarë jave të jashtëzakonshme kam kaluar duke përjetuar magjinë nga udhëheqja e SNL. Një eksperiencë si asnjë tjetër! Jam shumë mirënjohëse që më është besuar udhëheqja dhe performimi aty. Faleminderit Lorne që mi bëre ëndrrat realitet. Faleminderit kastës së jashtëzakonshme si dhe skenaristëve. Kalova jashtëzakonisht mirë duke punuar me ju përgjatë javës dhe qesha shumë gjatë tërë kohës”, ka shkruar Lipa në postim duke vazhduar të falënderojë persona të tjerë që punojnë në spektakël si dhe ekipin e saj e familjen.