Dua Lipa po shijon festën e Pashkëve në Shqipëri.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, ku njoftoi se po i shijon edhe rrezet e diellit pranveror.
Nëpërmjet 13 fotografive, ajo ka njoftuar se ka shijuar edhe bregdetin shqiptar, derisa ka publikuar edhe momente me të dashurin, Callum Turner.
“Pashkët në shtëpi”, ka shkruar ajo, derisa ka shtuar edhe ikonën e flamurit shqiptar.





Dua Lipa ka kohë që është në lidhje dashurie me aktorin e njohur britanik.
Ajo nuk heziton që herë pas here të publikojë fotografi të plazheve në Shqipëri, ku në shumicën e rasteve i kalon pushimet.