Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen e 29-të.
Ylli, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka postuar një fotografi e video të shkurtra me balona ngjyrë rozë e të kuqe.
Në këtë fotografi ajo shihet e veshur me fustan me rrjetë ngjyrë ari, përfundi të cilit ka veshur bikine ngjyrë të portokalltë.
Postimi i Dua Lipës në Instagram:
“29!!!! Dhe jeta po bëhet gjithnjë e më e mirë”, ka shkruar Lipa, e cila ka falënderuar ndjekësit për urimet e ditëlindjes duke u thënë “ju dua shumë”.
Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ka bërë një postim dedikuar të bijës, duke i uruar ditëlindjen. Ai ka thënë se e ka të vështirë t’i gjejë fjalët që shprehin dashurinë që ndien për të.
“Urime ditëlindjen dashuria ime. E kam të vështirë t'i gjej fjalët që e përshkruajnë dashurinë që kam për ty. Më jep miliarda arsye për të qeshur çdo ditë. Të kem mundësi të përjetojë jetën me ty është gjithçka që kam dashur gjithmonë. Të dua”, ka shkruar Lipa.

Ai gjithashtu ka publikuar urimet që kanë bërë adhuruesit e këngëtares nga vendet e ndryshme të botës, duke shtuar “Të dua shumë”.

Nëna e yllit, Anesa Lipa, ka postuar një fotografi duke e mbajtur në krah Duan kur ishte bebe.
“Urime ditëlindjen DUA!!! Të dua me gjithë zemër!!”, ka shkruar ajo.

Simon Porte Jacquemus, krijuesit i brendit “Jacquemus”, i ka treguar shqiptares se e do përmes një komenti ku shkruhet “Mon Amour”(dashuria ime).

LEXO EDHE: