Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner shijuan bashkë festivalin “Sunny Hill”

Dua Lipa Callum Turner

Të mërkurën, një ditë para se të fillonte festivali “Sunny Hill”, ylli botëror i muzikës pop Dua Lipa ateroi në kryeqytet. Megjithëse nuk e bëri publike agjendën e saj gjatë qëndrimit disa ditësh në Kosovë, Dua i ka ndjekur disa aktivitete të ndryshme.

Pjesën më të madhe, fansat e këngëtares patën mundësi ta shohin atë në “Sunny Hill”, në sektorin e rezervuar për VIP, atje ku shihej duke vallëzuar e duke shijuar performancat e artistëve pjesëmarrës në festival.

VIDEO:

Në mesin e personave që e shoqëronin atë, ishte edhe i dashuri i saj britanik, aktori i njohur Callum Turner. Në disa video të publikuara online ata shihen të përqafuar e mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë në edicionet e kaluara të “Sunny Hill Festivalit”, Dua shoqërohej nga partnerët e asaj kohe, Isaak Carew dhe Anwar Hadid.