Aktorja Drew Barrymore ka folur për rëndësinë e shoqeve në jetën e saj, duke theksuar se ato e ndihmojnë të kalojë më lehtë dhe më shpejt çdo dhimbje zemre. Ajo ka treguar në emisionin e saj, “The Drew Barrymore Show”, se miqësitë e mëdha me shoqet janë ato që e kanë mbajtur të fortë gjatë gjithë jetës.
Aktorja 49-vjeçare ka pasur mike të ngushta për dekada dhe beson plotësisht te ato.
“Shumë nga shoqet e mia që kam pasur për 30 e 40 vjet do të bëhen 50 vjeçe, pra i kam njohur ato gjatë gjithë jetës time. U besoj plotësisht. Ata janë shumë të sinqerta me mua dhe e di që e kanë parë ku kam qenë dhe ku po shkoj”, ka thënë Barrymore.
Ylli ka shtuar se miket janë ato që e ndihmojnë të kalojë më lehtë çdo shpërthim emocional, duke theksuar se gjithmonë kanë dhënë më të mirën për të.
“Miqtë e mi më bëjnë ta kalojë më lehtë çdo dhimbje që kam në zemër. Çdo herë që më ka ndodhur diçka, të parave u kam telefonuar shoqeve të mia. Ato e bëjnë gjithçka më të lehtë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Barrymore më herët pati theksuar se preferon të gjejë dashurinë “në mënyrën e vjetër”.
Ajo më herët ka përdorur aplikacione për takime në të kaluarën, por tani preferon të flasë me njerëz në përditshmëri.
“A ishin aplikacionet që na ndaluan të afroheshim me njerëz dhe t’i kërkonim ata të dilnin me ne? Tani nuk kemi pse të shqetësohemi për refuzim publik, mund të fshihemi pas aplikacionit. Mjaft, jam e lodhur nga kjo. Dua të flas me njerëz në jetën e përditshme. Unë ende dua të takoj dikë në mënyrën e vjetër”, pati thënë Barrymore në “The Tonight Show”.