Showbiz

Drew Barrymore do të mundohet ta praktikojë distancën fizike në emision

The Drew Barrymore Show

The Drew Barrymore Show

Aktorja Drew Barrymore, ka thënë se do të mundohet ta praktikojë mbajtjen e distancës fizikë ndërsa flet me bashkëbisedues në emisionin e saj.

Ajo ka thënë për Entertainment Tonight se po planifikon t'iu japë më shumë hapësirë mysafirëve në emision gjatë intervistave.

“Do të mundohem ta praktikojë distancën fizike, gjë që nuk është pika ime e fortë” ka thënë Drew me shaka.

Ylli ka cekur gjithashtu se pandemia ishte e rëndë për të sepse i pëlqen të jetë pranë njerëzve e atëherë i është dashur të qëndrojë e vetme në studio.

Drew gjithashtu ka pranuar se emisioni i saj mund të mos jetë i preferuari i të gjithë njerëzve, por ndihet keq për ata që nuk e pëlqejnë.

40-vjeçarja është bërë virale shumë herë pasi ka përqafuar shumë mysafirë dhe është treguar shumë e afërt me ta.

Mysafirë në studion e saj kanë qenë shumë fytyra publike si, aktorja Jennifer Garner, Kerry Washington, Paris Hilton, Jennifer Aniston, aktori Adam Sandler e Lionel Richie, të cilët i ka përqafuar të gjithë.

Drew Barrymore me Paris Hilton
Drew Barrymore dhe Christina Aguilera

Në muajin prill, Drew ka biseduar me zv. Presidenten e SHBA-së, Kamala Harris, duke ia mbajtur duart e duke i kërkuar të jetë “Mamala” e vendit.

Drew Barrymore dhe Kamala Harris

Një ndër episodet më të famshme të emisonit të saj ishte ai i muajit dhjetor të vitit 2023, kur e ftuar ishte gazetarja e njohur, Oprah Winfrey, të cilët Drew i ishte afruar duke ia kapur dorën fort, ndërkohë që Winfrey dukej sikur ishte në siklet.

Drew Barrymore dhe Oprah Winfrey

Winfrey më pas i pati thënë TMZ-së se i pëlqeu që Drew ia mbajti dorën e u tregua e afërt me të ndërkohë që pati shtuar se aktorja është shumë e dashur dhe se e do që është vetvetja.

“The Drew Barrymore Show” u lansua në muajin dhjetor të vitit 2020.