Showbiz

Drake vazhdon të jetë zemërgjerë me adhuruesit, duke ju dhuruar para

Drake

Drake

Foto: Associated Press

Këngëtari kanadez, Drake, i cili njihet si bamirës, i ka dhënë një adhurueseje shtatzënë 30 mijë dollarë, gjatë një koncerti në Sydney të Australisë.

38-vjeçari, ndërkohë që po performonte në “Qudos Bank Arena” në Sydney të Australisë, ditë më parë, ka vënë re se një adhuruese - Tiana Henderson - po mbante një pankartë ndërkohë që ndodhej në turmën e publikut, ka raportuar Female First.
 

Ajo tregonte se është në javën e 20-të të shtatzënisë.

Drake u befasua që një shtatzënë ndodhej në mes të turmës dhe i ofroi ulëse VIP.

“Je 20-javëshe shtatzënë e po rri në mes të turmës? Dil prej aty. Ja jepni biletat VIP menjëherë dhe 30 mijë dollarë”, ka thënë Drake.

Gruaja dhe shoqja e saj u shoqëruan në zonën ekskluzive VIP, ndërkohë që reperi vazhdonte të lexonte pankartat e shkruara nga adhuruesit.

Kjo nuk është hera e parë që krijuesi i hitit “Gods Plan” ka treguar zemërgjerësinë e tij duke ndihmuar adhuruesit përgjatë turneve.

Ditë më parë ai u pajtua t’i ndihmonte financiarisht një adhuruesi i cili po dëshironte ta linte punën në një nga restorantet e ushqimit të shpejtë.

“Më ndihmo ta lë punën në Maccas”, shkruante në pankartën që lexoi reperi, i cili thoshte së i pëlqen stili i këtij personi.
“Në Australi e kam vënë re se ‘Maccas” e quajnë ‘McDonaldsin’. Dua të ndihmoj ta lësh punën në Maccas. Do t’i jap 30 mijë dollarë që të të ndihmoj ta lësh atë punë”, ka thënë Drake.

Javën e kaluar, përgjatë një koncerti në Melburn, ylli është pajtuar t’i ndihmojë një tjetër gruaje shtatzënë e cila po ashtu mbante një pankartë ku shkruhej “zbulo gjininë e bebes time”. Ajo ia dha një letër me të dhënat e fëmijës.

“Sally do të lind një djalë dhe do të marr 50 mijë dollarë nga unë”, ka thënë Drake.

Një tjetër adhuruese, përgjatë një koncerti në Melbourne, ka mbajtur një tjetër pankartë ku shkruhej

“Adonisi për President”, e cila i referohej djalit shtatë vjeçar të reperit. 

Gruaja që mbajti këtë pankartë u shpërblye me 25 mijë dollarë nga këngëtari.
 

@len_ovo_lincoln

Drake gave 25K to two fans in Melbourne Anitamaxwynn🦉😎🍾🌹 #melbourne #anitamaxwynn #drake #ovo #octobersveryown

♬ original sound - len_ovo_lincoln