Showbiz

Drake padit “Universal Music”, pretendon se promovoi këngën që Lamar e bëri kundër tij

Drake

Drake ka paditur kompaninë “Universal Music Group”, duke e akuzuar për shpifje dhe kërcënim ndaj jetës dhe reputacionit të tij, pasi sipas tij, kompania i ka dhënë mbështetje dhe e ka promovuar këngën “Not Like Us” të Kendrick Lamar, të cilin ai e konsideron kundërshtar.

The New York Times ka shkruar se kjo këngë u bë pjesë e një grindjeje muzikore vitin e kaluar, ku të dy reperët akuzonin njëri-tjetrin për hipokrizi dhe mashtrim. 

Por për Drake, vargjet e këngës që përmendnin pedofilinë kishin pasoja më të rënda dhe të rrezikshme për jetën e tij.

Në padinë e ngritur, Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, akuzon “Universalin” për shpifje dhe ngacmim, duke thënë se lansimi dhe promovimi i këngës “Not Like Us” ishte një shembull i dhënies së përbarësisë.

Padia, e ushtruar pranë një gjykate në New York, e akuzon “Universalin” për “miratimin, botimin dhe nisjen e një fushate për të krijuar një hit viral nga një këngë reperi që kishte si qëllim të transmetonte akuza të rreme dhe të qarta që Drake është një pedofil dhe të sugjeronte që publiku të merrte ligjin në dorë për të bërë drejtësi”.

Një nga argumentet kryesore të padisë është kopertina e këngës që përmban një foto të shtëpisë së Drake në Toronto, e shoqëruar me shenja që përshkruajnë kryerjen e krimeve seksuale, një imazh që sipas Drake ka nxitur incidente, përfshirë disa të shtëna në shtëpinë e tij ku thuhet se u plagos një roje sigurie.

Drake ka ngjitur këtë padi me ndihmën e avokatit Michael J. Gottlieb, i njohur për përfaqësimin e viktimave të teorive të konspiraciont “Pizzagate” dhe akuzave të rreme për mashtrime zgjedhore.

Ai kishte nisur procedura paraprake për padinë kundër “Universalit” në muajin shtator të vitit të kaluar, duke akuzuar gjithashtu kompanitë “Spotify” dhe “iHeartMedia” për përdorimin e robotëve me inteligjencë artificiale dhe pagesave për të promovuar këngën me një fushatë të manipuluar.

Në një deklaratë, një zëdhënës i “Universal Music” i ka mohuar akuzat.

“Sugjerimi që UMG do të bënte diçka për të dëmshpërblyer artistët e saj është ofendues dhe i pasaktë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

Sipas “Universalit”, kompania respekton etikën në fushatat e saj promocionale dhe nuk është përgjegjëse për zgjedhjet muzikore të fansave.

Padia e Drake thekson se padia nuk ka të bëj me një “luftë fjalësh mes artistëve”, por se është kompaninë, e cila sipas tij ka krijuar një atmosferë ku një këngë e tillë, me akuza të rreme dhe të rrezikshme, u promovua dhe shpërnda në mënyrë të pasinqertë.