Showbiz

“Disney” do që Dua Lipa të luajë rolin e Megit në filmin e ri “Hercules”

Dua Lipa

Dua Lipa

Raportimet e reja po pretendojnë se shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, është duke diskutuar që ta marrë rolin e Megit, në filmin e ri të kompanisë “Disney”, “Hercules”, i cili deri më tani ka qenë i prodhuar vetëm në versionin e animuar të vitit 1997.

Lajmi vjen pasi një burim i afërt nga kompania ”Disney” ka thënë se po ju pëlqen Dua për ta luajtur rolin e Megit, ndërkohë që nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht, raporton ”Geektyrant”.

Kur u dha lajmi se projekti i filmit “Hercules” është në zhvillim, u bë e ditur se drejtuesit e projektit filmik “Avengers:Endgame”, vëllezërit Joe dhe Anthony Russo, do të bëhen producentë të “Herculesit” kurse regjisor do të jetë Guy Ritchie.

Joe dhe Anthony Russo
Guy Ritchie

Në një intervistë, ndërsa po tregonte se si ka përfunduar në projektin filmik “Hercules”, Anthony ka thënë se ai dhe Joe gjithnjë kanë qenë adhurues të këtij filmi.

“Patëm dëgjuar se Disney është interesuar ta bëjë film projektin e animuar, të cilin e duam. Prandaj treguam se pse ishim të duhurit për ta bërë këtë film”, ka thënë Russo.

Kurse Joe ka thënë se kur bëhet fjalë për filmat që deri më tani kanë qenë të animuar, duhet të sjellin diçka të re tek shikuesi.

“Nuk duhet t’i bëjmë si përkthime bukfale. Sepse nëse të pëlqen ajo histori, ti e lexon. Ne do të ju ofrojmë një tjetër. Po mendoj se do të bëjmë diçka të inspiruar nga versioni origjinal, por do të ofrojmë edhe disa elemente të reja”, ka deklaruar ai.

Në një tjetër intervistë, Russo ka deklaruar se ende janë në pritje të skenarit.

“Ka pyetje se sido të mund të përkthehet filmi në mjuzikëll. Audienca sot është e trajnuar nga TikToku apo jo? Cilat janë pritshmëritë se si do të duhej të duket një film mjuzikëll. Kjo të mund të jetë shumë qejf ndërkohë që do të mund të na ndihmonte t'i tejkalojmë kufijtë pak kundrejt ekzekutimit të një mjuzikëlli në mënyrë moderne”, pati thënë Russo.

Më parë gjithashtu pati disa thashetheme se aktori Taron Edgarton do të luajë rolin e Herculesit, kurse Ariana Grande do të luajë rolin e Megit.

Lipa është shfaqur në pak sekuenca në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, ne rolin e sirenës, ndërkohë që rol pati edhe në filmin “Argylle”

Dua Lipa në filmin "Barbie"
Dua Lipa në filmin "Argylle"