Showbiz

Detajet brenda festës “Bridgerton” të Jennifer Lopezit

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez

Këngëtarja, Jennifer Lopez, ka shpërndarë disa fotografi e video të festës së saj të ditëlindjes, dekorimi dhe tema e së cilës ishin inspirim nga seriali i famshëm “Bridgerton”.

Ajo u vesh dhe mirëpriti mysafirët, me stil të viteve 1800, në Hamptons për festën që organizoi për ditëlindjen e 55-të, ku kishte orkestër e valltarë ballosh, të cilët vallëzonin me koreografi të serialit.

Detajet nga ndeja e saj e veçantë, këngëtarja i ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar se të gjithë kanë kaluar një natë shumë të mirë.

Në postimin e saj shihet ajo duke kënduar e duke vallëzuar me të ftuarit. Lopez ishte ulur në një karrige të artë sikur ajo që ka mbretëresha Charlotte, në serialin që transmetohet në Netflix.

Para se t'i fyente qirinjtë mbi tortën e saj të madhe, ajo veshi një tjetër fustan të gjelbër me dekolte të dekoruar me dantelë, të inspiruar nga po e njëjta kohë.

Disa nga miqtë e saj me të ngushtë ishin të pranishëm, ndërkohë që bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck, nuk ishte në ndejë.
Lopez, ditëlindja e së cilës është me 24 korrik, po vazhdon të festojë pasi u pa duke darkuar në një restorant në Hamptons bashkë me menaxherin e saj Benny Medina, djalin Max dhe motrën Lynda.

Aktorja e valltarja ka ndarë një tjetër postim me një shkrim mjaft të gjatë përmes të cilit i ka falënderuar fansat duke ju thënë se i do shumë.

“I kam parë të gjitha urimet tuaja nga anë e mbanë botës. Kam qeshur dhe kam qarë ndërkohë që i lexoja dhe kur pashë fotografinë time në Times Square, isha tejet e ngazëllyer. Me të vërtetë i kam fansat më të mirë në botë. Nuk po mund ta shpreh se sa e prekur jam dhe sa e bekuar ndihem që ju kam të gjithëve pjesë të jetës time. Faleminderit shumë e shumë”, ka shkruar Lopez.

Në ditëlindjen e saj, të mërkurën ajo u pa duke ngarë një biçikletë, po ashtu në Hamptons, ku është duke qëndruar qe disa ditë.

J.Lo të mërkurën në Hamptons

Ylli muajin që shkoi e ka kaluar në New York, ndërkohë që Affleck ka qëndruar të punojë në Los Angeles.

Lopez dhe Affleck, u martuan në korrik të vitit 2022, por sivjet përvjetorin e martesës e kaluan të ndarë. Pavarësisht distancën ata vazhdimisht po i mbajnë në duar unazat e martesës.