Përballja e Bruce Willisit me demencë

Demi Moore thotë se tezja e ndihmon të qëndrojë e fortë

Demi Moore

Demi Moore

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Demi Moore, ka thënë se tezja e saj e inspiron të qëndrojë e fortë pavarësisht se çfarë i sjell jeta.

Ajo u nderua me çmimin për kurajë në “An Unforgattable Evnening Gala”, (mbrëmje kjo që i jep përfitime Fondit për Kërkime rreth Sëmundjes së Kancerit (WCRF)), për punën që bëri në ngritjen e vetëdijes rreth kancerit të gjirit. 

Kur po e pranonte këtë çmim, aktorja tregoi se kuraja e tezes së saj e ka shtyrë të vazhdonte e të mos ndalej pavarësisht gjithçkaje.

“Unë jam këtu sonte me tezen time e cila i ka mbijetuar kancerit të gjirit dhe ka 18 vjet që nuk ka kancer më. E shoh si diçka të jashtëzakonshme kurajën që pati ajo për t’u përballur me këtë luftë duke mos u trembur e duke pasur besim në përmirësim të gjendjes dhe kam marrë mësim nga ajo”, ka thënë Moore për Entertainment Tonight.

Ajo gjithashtu ka thënë se ndihet e lumtur që po mundohet të ndihmojë në zgjerimin e mesazheve vetëdijësuese sepse i sheh shumë të rëndësishme pasi sipas saj, kërkimet nënkuptojnë zgjidhje.

Familjes së Mooret i duhet të qëndrojë e fortë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori Bruce Willis, është diagnostikuar me demence frontotemporale.

Aktorja, e cila pas ndarjes me Bruce, ka ndenjur mjaft afër familjes pasi ka edhe fëmijë me të, shoqërohet e ka marrëdhënie të mira edhe gruan aktuale të aktorit, Emma Hemming.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të flisni me ta e të ndërveproni sikur të ishit në kohën që ata po mendojnë që janë”, ka thënë Moore, pasi është pyetur në emisionin e Andyu Cohenit, se çfarë këshille ka për njerëzit e afërt të atyre personave që janë të diagnostikuar me demencë.