Showbiz

Demi Moore shprehet e habitur se sa mizorë mund të jenë njerëzit me trupin e tyre

Demi Moore

Duke folur për ndikimin e rolit në filmin e saj të ri horror “The Substance”, Demi Moore e ka pranuar se është e habitur se sa “mizorë” mund të jenë njerëzit me fizikun e tyre.

Aktorja e “G.I. Jane”, ka folur për urrejtjen ndaj vetvetes ndërsa fliste për rolin e saj të fundit si Elizabeth Sparkle në filmin horror “The Substance” – e cila është një influencere e fitnesit që largohet nga shfaqja e gjimnastikës në ditëlindjen e saj të 50-të dhe merr një lloj droge për të krijuar një version më të ri dhe më të përsosur të vetes.

Demi ka thënë për The Guardian se komploti iu duk i ngjashëm me veten, pasi tregonte për “rrethanat e një gruaje në industrinë e argëtimit, e cila po përballet me refuzim dhe dëshpërim të thellë” pasi “çdo gjë në jetën e saj që dukej kuptimplotë po shqyhej”.

“Ajo që më preki me të vërtetë ishte dhuna e ashpër ndaj vetvetes. Nuk është ajo që na ndodh, është ajo që ne i bëjmë vetes”, ka shtuar 61-vjeçarja, për atë që e shtyu të mendonte për mizorinë e njerëzve ndaj vetes kur bëhet fjalë për trupin e tyre.

Demi ka thënë se ka një “thellësi të eksplorimit të psikikës sonë” dhe të “dialogut tonë të brendshëm”, të cilat zhanri horror “duket se i përforcon”.

“Ajo që i bëra vetes. Çfarë e bëri të keqe për mua. Duke e parë vërtet atë dhunë, sa të dhunshëm mund të jemi ndaj vetes, është thjesht brutale”, ka thënë aktorja duke iu referuar dekadave të dietave dhe ushtrimeve që ka kaluar në Hollywood.

“Vetëgjyqësia, ndjekja e përsosmërisë, përpjekjet për t’i hequr qafe ‘të metat’, gjithashtu ndjenja e refuzimit dhe e dëshpërimit, asgjë nga këto nuk është ekskluzive vetëm për femrat”, ka thënë Moore, duke folur për faktin se edhe meshkujt vuajnë nga pasiguritë trupore. “Të gjithë kemi pasur momente kur jemi kthyer dhe jemi përpjekur të rregullojmë diçka, dhe thjesht e kemi përkeqësuar atë deri në pikën ku jemi të paaftë. Të gjithë ne, nëse fillojmë të mendojmë se vlera jonë është vetëm te pamja fizike, atëherë në fund do të shtypemi”.