Showbiz

Demi Moore flet për komentet ofenduese që mori në moshën 40 vjeçe

Demi Moore

Demi Moore

Aktorja amerikane Demi Moore, ka folur rreth eksperiencës që ka përjetuar pasi mori komente ofenduese kur u shfaq me bikine në filmin e njohur “Charlies Angels” në fillim të viteve 2000.

Duke bashkëbiseduar me kolegen e saj Michelle Yeoh në revistën “Interview”, ylli foli haptas për skenën e filmit në fjalë duke thënë se “skena me bikine ka nxitur shumë debate rreth dukjes time”.

Demi Moore në filmin "Charlies Angels"

“Ajo që është interesante është se e ndieja kritikën më shumë kur isha 40 vjeçe. Kisha bërë filmin ‘Charlies Angels’ dhe pati shumë biseda për skenën me bikine”, ka thënë Moore në intervistën që u publikua të martën.

61 vjeçja, pas komenteve negative, ka thënë se i dukej sikur nuk po përkiste askund.

“Me dukej sikur s’kishte vend kurrkund për mua. Mendoja me vete ‘nuk i kam 20 vjet e as 30 e nuk më shohin as si nënë të mirë”, ka treguar aktorja.

Këto gjëra e kanë bërë atë të mendojë se a është ky profesion i duhuri për të, ndërkohë që Yeoh ka thënë se Hollywoodi di të jetë mizor për gratë në atë moshë.

 “Ose duhet të kesh imazhin e nënës ideale, ose nuk je në moshën e duhur për të qenë ‘sexy’ dhe mendon me vete ‘pse s’mundet një 45 vjeçe, 50 vjeçe apo 60 vjeçe të jetë sexy?’”, ka thënë Yeoh.

Moore në këtë film ka luajtur përkrah aktoreve të tjera të njohura si Drew Barrymore, Cameron Diaz dhe Lucy Liu, të cilat luanin rolin e engjëjve të Charliet, bazuar në serialin me po të njëjtin emër të vitit 1976.

Moore do të shfaqet në filmin e ri “The Substance”, i cili ende nuk është duke u përpunuar. Do ta luajë rolin e një të famshme që plaket dhe e cila eksperimenton me një drogë nga tregu i zi, e që i premtohet ta rikthejë në rini.

Në muajin maj, aktorja ka shpjeguar për IndieWire se si është lidhur me këtë rol.

“Kur e mendojmë që filmi ka të bëjë me një aktore, filmi më shumë ka të bëjë me dëshirën për mirënjohje, që të shihesh, të pranohesh, t’i përkasësh një vendi dhe se çfarë do të thotë të jesh e refuzuar e të ndihesh sikur nuk mjafton asgjë që bën, se ka diçka që nuk shkon me ty”, ka shpjeguar ajo.