Mediumi britanik “Daily Mail” ka publikuar një video të vjetër, të vitit 2003, ku shihet reperi P. Diddy duke ftuar në njërën nga ndejat e tij, aktoren Daveigh Chase, e cila në atë kohë ishte 13 vjeçe.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, në videon në fjalë shihet duke e ftuar Chasen, e cila pati luajtur rolin e Samaras në filmin e njohur “The Ring”, në ndejën që ai kishte vendosur ta organizonte pas spektaklit së ndarjes së çmimeve nga televizioni i muzikës MTV, “MTV Movie Awards”.

Combs, në spektaklin në fjalë, bashkë me aktorin Ashton Kutcher, doli në skenë për ta prezantuar fituesin e çmimit “antagonisti më i mirë”, çmim të cilin e fitoi Chase.

Pasi aktorja kishte fituar, në video shihet Combs duke i thënë: “A do të vish në ndejë pas spektaklit?”. Ndërkohë ajo pohon dhe reperi qesh në mënyrë të çuditshme.

Klipi në fjalë ka dalë në sipërfaqe, pasi Combs në një ndër paditë e fundit që janë bërë kundër tij javën e kaluar, akuzohet nga një paditëse anonime se përgjatë viteve 2000, pas spektaklit MTV VMA, në ndejën që kishte bërë në shtëpinë e tij, e ka përdhunuar atë kur ishte 13 vjeçe bashkë me dy të famshëm të tjerë, një burrë (të cilit nuk i ka bërë emrin publik) që e përdhunoi vajzën gjithashtu, dhe një grua që shikonte (emri i së cilës, po ashtu, nuk është bërë publik).
Chase nuk ka bërë asnjë koment që kur videoja në fjalë doli në sipërfaqe.
Ndërkohë Combs, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij, që filluan të grumbullohen që nga fundi i vitit të kaluar, është duke qëndruar në paraburgim dhe mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.
LEXO EDHE: