Showbiz

David dhe Victoria Beckham tregojnë si i tejkaluan problemet

David dhe Victoria Beckham

David dhe Victoria Beckham

Ish-futbollisti, David Bekcham, me gruan e tij, disenjatoren Victoria Beckham, u emocionuan duke rishikuar dokumentarin e tyre “Beckham” në platformën “Netflix”, ndërkohë që reflektonin se si ia dolën t’i tejkalojnë problemet e ndryshme në jetë.

“Një nga gjërat për të cilat u emocionuam unë e Victoria, pasi shikuam dokumentarin tonë, është se si ia dolëm t’i tejkalojmë të gjitha pengesat apo problemet që patëm në jetë që 27 vjet, por i tejkaluam dhe kemi një familje të mrekullueshme, biznes të mirë dhe jemi të lumtur”, ka thënë David në podcastin Smartless.

David e ka pranuar se ai dhe Victoria patën pengesa në lidhje që kur janë takuar kur ishin 21, përkatësisht 22 vjeç, por i tejkaluan të gjitha vështirësitë duke e dashur njëri-tjetrin.

“Kur je me dikë për kaq shumë kohë, normalisht që ke edhe qaste të vështira, gjithkush e di këtë dhe në fund të ditës ishim me fat sepse e kishim njëri-tjetrin në ato momente”, ka thënë tutje ylli.

Muajin e kaluar, David i ka thënë Victorias se suksesi më i madh që ka janë fëmijët, duke e nderuar për ditëlindjen e saj të 50-të.

“Urime ditëlindjen gruas time të bukur... Ndërkohë që ti po hyn në të 50-tat duhet të shohësh prapa dhe të jesh krenare me ato çfarë ke arritur, këngëtare e ‘Spice Girls’, grua në biznes dhe normal je martuar me kapitenin e Anglisë. Por suksesi më i madh që ke, janë fëmijët, ti i udhëzon, i do dhe i mëson.. Ata të duan përtej fjalëve, ne të gjithë të duam shumë. Ia kalofsh bukur sepse e meriton”, kishte shkruar David në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Më pas ai kishte bërë shaka duke thënë se është 50 vjeçe e në formë.

“Po bëhem i sinqertë”, kishte thënë ai.

David dhe Victoria Beckham janë martuar në vitin 1999 dhe kanë katër fëmijë.
 

David dhe Victoria Beckham me familjen